Në zgjedhjet nacionale të mbajtura në vitin 2021, LDK në Mitrovicë kishte arritur rezultat më të dobët në historinë e saj, duke marrë vetëm 6% të votave.
Përkundër ndryshime në strukturat e degës, LDK në Mitrovicë nuk po arrin assesi ta marrë veten, shkruan VeriuInfo.
Edhe pse tashmë kemi hyrë në fushatë zgjedhore, LDK e Mitrovicës ka publikuar vetëm një takim me qytetarë që prej Vitit të ri, takim që është mbajtur sonte.
Por nga fotot e publikuara, shihet pjesëmarrje shumë e vogël në takim, ani pse takimi është mbajtur në njërën prej nëndegëve të qytetit, ku as pjesëmarrja e fëmijëve nuk ka bërë që klasa të mbushet./VeriuInfo.