Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

LDK-ja kundërshton shtrenjtimin e energjisë elektrike

28/03/2025 - 20:50
në Kryesore, Lajme
A A
LDK-ja kundërshton shtrenjtimin e energjisë elektrike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur indinjatë të thellë dhe kundërshtimin e pakompromis ndaj paralajmërimit të fundit të ZRrE-së për rritjen 15% të çmimit të energjisë elektrike.

Sipas LDK-së, kjo përbën rritjen e tretë të çmimeve gjatë mandatit të kësaj Qeverie, e cila ka dëshmuar paaftësi të theksuar në menaxhimin e sektorit energjetik dhe në mbrojtjen e interesit publik.

“Ky vendim i papranueshëm është dëshmi e qartë e mungesës së ndjeshmërisë sociale dhe politike të këtij pushteti, i cili në vend të ndihmës për qytetarët, po i godet ata sistematikisht me rritje të kostos së jetesës. Në katër vitet e fundit, qytetarët e Republikës së Kosovës janë përballur me inflacion të lartë, me ngritje çmimesh në të gjithë sektorët jetikë, ndërkohë që pagat kanë stagnuar dhe fuqia blerëse është rrënuar.

Rritja e fundit e çmimit të energjisë elektrike është jo vetëm e padrejtë dhe e pajustifikueshme, por dhe e dëmshme për interesin e përgjithshëm. Për më tepër, kjo Qeveri po e përdor ZRrE-në si instrument për t’ua imponuar qytetarëve koston e dështimeve të saj qeverisëse dhe mungesës së vizionit për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

LDK e konsideron këtë rritje të çmimit si goditje të drejtpërdrejtë ndaj standardit jetësor të qytetarëve. I bëjmë thirrje ZRrE-së që të mos bëhet vegël e politikave të gabuara të pushtetit dhe të rikthehet në funksionin e saj të vërtetë: mbrojtjen e konsumatorit dhe garantimin e një tregu të drejtë dhe transparent të energjisë.

Kosova meriton një qeverisje kompetente dhe me vizion, jo një pushtet që e trajton popullin si barrë. LDK do të vazhdojë të jetë zë i fuqishëm në mbrojtje të interesit qytetar dhe do të kundërshtojë me të gjitha mjetet demokratike çdo politikë që rëndon padrejtësisht mbi ta”, thuhet në reagim zyrtar

JU REKOMANDOJMË

Kos dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik”: Në Evropë nuk ka vend për një retorikë të tillë

Kos dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik”: Në Evropë nuk ka vend për një retorikë të tillë
14/07/2026 - 20:14

Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviq, e cila tha se do të...

Më shumëDetails

Ndërron jetë një person në Gremnik të Klinës pasi u rrokullis me traktor

Ndërron jetë një person në Gremnik të Klinës pasi u rrokullis me traktor
14/07/2026 - 20:05

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me traktor që ka ndodhur të martën në fshatin Greminik të Klinës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i...

Më shumëDetails

Trump ndërron “mendje”/ Presidenti amerikan heq dorë nga tarifa 20% në Ngushticën e Hormuzit, zbulon planin e ri me vendet e Gjirit

Trump: Putini mund të jetë duke ndihmuar Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit
14/07/2026 - 19:48

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se plani për vendosjen e një tarife prej 20% mbi ngarkesat që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit nuk do të zbatohet dhe...

Më shumëDetails

Përparim Rama ‘kunja’ Qeverisë, paraqet kushtet në QKMF-të në Prishtinë

Përparim Rama ‘kunja’ Qeverisë, paraqet kushtet në QKMF-të në Prishtinë
14/07/2026 - 19:24

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook disa fotografi nga klinikat e pediatrisë në Qendrat e Mjekësisë Familjare në kryeqytet....

Më shumëDetails

“Është e pamundur të gjendet një president jopolitik sipas kritereve të vendosura“

“Është e pamundur të gjendet një president jopolitik sipas kritereve të vendosura“
14/07/2026 - 19:12

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, vlerëson se ngërçi politik në Kosovë është thelluar për shkak të mungesës së kompromisit ndërmjet partive politike, ndërsa konsideron se çështja e...

Më shumëDetails

Lista Serbe përfiton kaq mijë euro nga KQZ

Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!
14/07/2026 - 18:41

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) ka mbajtur mbledhje në formë elektronike, ku edhe ka ndarë mjete financiare për subjektet poltiike. Përfituesja më e madhe është Lëvizja Vetëvendosje, si partia...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

    Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Plagosja në Pejë, policia jep detajet e fundit

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Skandali i radhës me naftëtarët: Inspektorati e dërgon në gjykatë “DHF Company” të Hysen Jusajt për abuzim me çmimet e naftës

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Vritet ish-basketbollisti i Golden Eagle Ylli

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Plagosja me pesë plumba në Pejë: Vetëdorëzohet i dyshuari (Emri)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë