Lidhja Demokratike e Kosovës mban sot nga ora 12:00 mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.
Gjatë kësaj mbledhjeje pritet të vendoset përfundimisht për bashkimin në një listë zgjedhore me presidenten Vjosa Osmani për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.
Pak ditë më parë, Kryesia e partisë votoi në favor të përfshirjes së Osmanit në listën zgjedhore të LDK-së. Kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, deklaroi se për ta zyrtarizuar marrëveshjen nevojitet edhe miratimi nga Këshilli i Përgjithshëm.
Ndërkohë, mbrëmë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook iu është drejtuar anëtarësisë së partisë, duke theksuar zotimin e tij për bashkimin e të gjitha grupeve brenda subjektit.
Ai ka deklaruar se synon t’i bashkojë ata që kanë qëndruar në parti, ata që janë larguar, ata që kanë heshtur dhe ata që ende besojnë në LDK.












