Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

LDK përmes ‘Rrugës së re’ synon marrjen e pushtetit, Bajrami ‘zbërthen’ planin e tyre qeverisës

08/09/2023 - 14:40
në Lajme
A A
LDK përmes ‘Rrugës së re’ synon marrjen e pushtetit, Bajrami ‘zbërthen’ planin e tyre qeverisës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në një intervistë për emisionin “Përballje”, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com ka folur për ‘Rrugën e re’ të LDK-së, programin e partisë për qeverisjen e vendit, zgjedhjet e ardhshme nacionale si dhe për qeverisjen Kurti.

Bajrami gjatë emisionit bëri të ditur se ‘Rruga e re’, quhet programi i partisë për qeverisjen e vendit, ndërsa siç tha ajo, këtë rrugë e kanë nisur që nga mbarimi i zgjedhjeve të kaluara nacionale.

“Rruga e re mund të doket e re, për shkak të shpalosjes së programit që kemi bërë, përndryshe rruga e re quhet programi i ri qeverisës i LDK-së, për katër vitet e ardhshme, pas zgjedhjeve nacionale kur do që ato mbahen. Ne kemi filluar menjëherë pas zgjedhjeve të kaluara dhe rezultatit që kemi marrë, kemi filluar me takime me qytetarë, nëpër fshatra, nëpër qytete në gjitha komunat e Kosovës”, është shprehur ajo.

Ish-ministrja theksoi se deri tani kanë zhvilluar takime të shumta, ku edhe janë njoftuar nga afër për problemet e qytetarëve.

“Kemi pasur takime intensive me komunitetin e biznese, me shoqatat, me odat, kemi taku së fundmi, për shkak të eskalimit të gjendjes, për shkak të sanksioneve, kemi taku siç e dini shoqërinë civile, profesorë, akademikë, komunitetin e biznesit dhe gjithë të tjera. Kemi ardhur në përfundim që programit tonë qeverisës në të cilën mbi 200 ekspertë të fushave të ndryshme, anëtarë të LDK-së, funksionarë në pozita të ndryshme, njerëz me përvojë, por edhe jashtë saj kanë punuar në një program, në secilën fushë, për të pas zgjidhje për problemet e qytetarëve”, theksoi mes tjerash ajo.

Gjatë intervistës, deputetja Bajrami vlerësoi se aktualisht është një gjendje jo e mirë dhe qytetarët po përballen me pengesa të shumta.

“Ka një gjendje absolutist jo të mirë, nuk kemi parë përparim në asnjë fushë, një prej pengesave kryesore për qytetarët është që kostoja e jetës është e papërballueshme, që nënkupton ne ende jemi nën presionin e çmimeve të larta. Tash kem inflacion më të vogël, por nuk kemi pasur de-inflacion, që nënkupton nuk kemi pasur ulje të ngritjes së çmimeve që kanë ndodhur vitin e kaluar”, pohoi ajo.

Në emisionin “Përballje”, Bajrami tha se në programin e tyre qeverisës kanë punuar 28 ekspertë nga fusha të ndryshme.

“Në programin tonë qeverisës për qeverisjen e ardhshme kemi punuar që nga përfundimi i zgjedhjeve, pra ka tri vite. Fillimisht kemi takuar njerëzit, e kemi parë ku probleme, më vonë i kemi intensifikuar takimet me të gjithë akterët, përndryshe 28 ekipe në 28 fusha kanë punuar. 28 ekipe kanë punuar programin, projektet me prioritet tri herë janë diskutuar me kryetarin Lumir Abdixhiku”, tha ndër tjera ajo.

Bajrami sqaroi se “Rruga e re” është emri i programit qeverisës dhe se nuk është program për kundërshtarët politikë por për qytetarët.

Siç tha deputetja, LDK nuk ka ndryshuar llogon e saj dhe asnjëherë nuk ka ikur nga trashëgimia saj.

Sa i përket zgjedhjeve, ajo theksoi se LDK tash e një kohë të gjatë është e përgatitur për të shkuar në zgjedhje të reja nacionale, duke shtuar se partia e saj ka më së shumti njerëz me përvojë dhe ekspertë nga të gjitha fushat.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë