Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me komunikatë lidhur me seancën për zgjedhjen e Presidentit, duke thënë se sonte Vetëvendosja inicoi përmbysjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.
Në reagimin e LDK’së thuhet se nisja e procesit të votimit pa kuorum kushtetues përbën sabotim të drejtpërdrejtë të Kushtetutës dhe vetë shtetit.
“Ky është abuzim i hapur me Kuvendin e Kosovës, shkelje e rëndë e rendit kushtetues dhe përpjekje për të imponuar vullnet parapolitik. LDK-ja nënvizon fuqishëm se Republika nuk mund të merrret peng. Rendi kushtetutes nuk është i negociueshëm. Për aktin e sontëm do të ketë përgjegjësi politike, institucionale dhe nacionale”, thuhet në reagim.
Seanca e sotme u bojkotua nga opozita. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, pasi e ndërpreu seancën e sotme, njoftoi se do të vazhdojë nesër me fillim nga ora 10:00, teksa i bëri thirrje opozitës të marrë pjesë.
Për Presidente u propozuan Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha./Reporteri












