Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Le të përgjigjet secili veç e veç”, shenjat e para që Martin Berishaj mund ta humb mbrojtjen nga pushteti?

26/01/2023 - 14:47
në Lajme
A A
VV thotë se s’ka më skandale në diplomaci, nuk e përmend skandalin me Martin Berishajn
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Afera “Martin Berishaj” ka përplasur dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Mujën dhe Haki Abazin. Duke iu referuar këtij rasti, Muja ka thënë se secili duhet të përgjigjet veç e veç për veprimet e veta duke dhënë kështu edhe sinjalet e para që Martin Berishaj mund të mbetet pa mbrojtjen e pushtetit. Këtë deklaratë, Abazi e ka cilësuar si skandaloze dhe të papërgjegjshme, raporton Express.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se as Lëvizja Vetëvendosje e as Kryeministri Albin Kurti s’kanë lidhje me skandalin ku raportohet se është përshirë Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Duke u munduar ta mbrojë Kurtin, Muja ka thënë se secili duhet të përgjigjet veç e veç për veprimet e tij.

“Çka unë dëshiroj me potencu këtu është që ne nuk kemi lidhje, aq më pak Albin Kurti, me ato transaksione. Pikë. Nëse ka, Komisioni Hetimor le t’i gjen ato. Çdo herë kur Prokuroria ose ndonjë institucion gjen lidhje të tilla, urdhno le t’i publikojnë. Por, jo me vazhdu këtë pambarimisht…Le të del Komisioni Hetimor që e kanë udhëheq opozita, le të na kallxojnë çka saktësisht gjetën tek Martin Berishaj. Unë du me mbrojtë, çka po mbroj këtu është që Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti, s’ka lidhje me këtë skandal. Pikë. Çka ka ba secili, çka ka punu le të përgjigjet secili veç e veç”, ka deklaruar Muja në RTV Dukagjini.

Muja tha se edhe po të bëhen 800 mijë hetime, s’ka mundësi që të del se dikush nga Qeveria Kurti është i lidhur në këtë skandal.

“Unë jam këtu me të garantu edhe bëni 800 mijë hetime, nuk del, nuk ka mundësi reale që dikush nga Qeveria Kurti është i lidhur në këtë skandal”, tha Muja.

Pas deklaratës së Mujës, ka reaguar ashpër deputeti tjetër i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i cili e kryeson edhe Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Abazi e ka quajtur këtë deklaratë si skandaloze dhe të papërgjegshme dhe është distancuar.

“Deklarata e deputetit Muja në TV Dukagjin sonte me ç’rast kualifikon rastin e ambasadorit  Berisha si “skandal për të cilin duhet përgjigjur secili për vete”, është deklaratë skandaloze e papërgjegjëshme dhe si Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë e denoj dhe distancohem. Ky është një sulm direkt në shërbimin diplomatik dhe integritetin e diplomatëve”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Ai ka pasur edhe një sugjerim për kolegun e tij.

“Sygjeroj që Muja të flet për tatimet në pronë, diskriminimin në pensionet e 90ve, për mungesën e skemës së sigurimit shëndetsor, për fondin sovran, bankën zhvilllimore, sigurimin jetësor të policëve dhe ushtarëve të FSK dhe implikimet buxhetore e financiare, Natyrisht me të dhëna dhe analizë studimore jo përmendësh dhe me formë arbitrare. Ndërsa për fushën e Politikës së Jashtme do të duhej të kishte durim disa vite”, thuhet në postimin e tij.

Ndryshe, gazeta sllovene “Demokracija.si” ka publikuar sot edhe një shkrim që ndërlidhet me kryeministrin slloven, Robert Golob, paratë e GEN-it, transferet e mëdha të parave që dyshohet se u shfrytëzuan edhe për të financuar fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit përmes ambasadorit Martin Berishaj dhe për vizitën që kryediplomatja sllovene, Tanja Fajon ka bërë para pak ditësh në Kosovë dhe Serbi.

Siç shkruan kjo gazetë sllovene Robert Golob tashmë është duke shmangur edhe udhëtimet e tij jashtë vendit. “Demokracija.si” raporton se kanë dalë edhe disa të dhëna të cilat i japin një vrull të ri kësaj teme. Këtu përmendin edhe hapje të disa llogarive dhe trasnferet e shumta.

Në këtë shkrim të “Demorkacija.si” thuhet se ka edhe regjistrime të kamerave nga banka të ndryshme, përfshirë edhe kamerat e bankës “Raiffeisen” në Rumani më konkretisht në Bukuresht. Golob kishte thënë se kishte hapur një llogari të GEN-it diku në periferi të Rumanisë, megjithatë ka dalë se llogaria është hapur në degën e Raiffeisen në Bukuresht jo shumë larg selisë së kompanisë “GEN”.,

Siç raporton ky medium slloven, është përmendur edhe mundësia e marrjes në pyetje të Robert Golob përpara hetuesve jashtë Sllovenisë.

“Demokracija.si” përmend edhe vizitën e kryediplomates sllovene Tanja Fajon në Prishtinë dhe Beograd he këtë e ndërlidh me raportimet që janë bërë për paratë e GEN-it që kanë arritur në llogarinë e ambasadorit Martin Berishaj e që pastaj dyshohet se janë përdorur për të financuar fushatën e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ky medium thotë se qëllimi i vërtetë i vizitave të Fajon në Prishtinë dhe Beograd mbetet i panjohur.

“Shumica pyesin nëse ajo shkoi për të mbuluar Golobin dhe mikun e tij Berishën”, shkruan “Demokracija.si”

Gazeta sllovene përmend edhe hetimet që po bëhen në Kosovë ndaj ambasadorit Martin Berishaj për paratë e marra nga dega e GEN-it në Beograd.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë