Bayern Munchen sërish nuk ka arritur të shpallet kampion i Gjermanisë ndonëse është tepër afër ta bëjë një gjë të tillë.
Ata përmbysën rezultatin ndaj RB Leipzig ndonëse po humbnin me rezultat 2:0, mirëpo vendësit barazuan në fund për 3:3.
Me këtë një pikë bavarezët numërojnë 76, nëntë më shumë se Bayer Leverkuseni që ndodhet i dyti e që ka një lojë më pak të luajtur – pra janë ende nëntë pikë në lojë.
Ky do të ishte titulli i parë i Harry Kane-t për seniorë pas shumë viteve pa trofe, ndër to nënkampion i Anglisë dhe i Evropës me Tottenham Hotspurs.
Për dallim prej Kane-t, ky do të ishte titulli i 35-të i Bayernit në Bundesligë, por atyre iu duhet të presin edhe pak.