Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtësit të viktimave do t’u lejohet të dorëzojnë parashtrime lidhur me kërkesën e Salih Mustafës për mbrojtje të ligjshmërisë në Kushtetuesen e Speciales.
Këtë vendim e ka marrë gjyqtari Vidar Stensland i cili do të pranojë kërkesat nga këto dy palët.
“Vendos që Këshilli i Viktimave mund të dorëzojë paraqitje të shkruara vetëm në masën që ka të bëjë me të drejtat e viktimave për të marrë pjesë dhe që këto paraqitje, nëse ka, nuk duhet të kalojnë 10 faqe”, thuhet në vendimin e ZPS-së.
Koha që Mustafa mund të dorëzojë kundërpërgjigje ndaj parashtrimeve të palëve është përcaktuar deri me 29 nëntor e që nuk duhet të kalojë 25 faqe.
Në seancën e dytë të Apelit ndaj Salih Mustafës në muajin shtator, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte prezantuar parashtrimet e veta lidhura me përcaktimin e dënimit.
“Në qoftë se provat nuk e vërtetojnë këtë, atëherë ju gjykatës duhet ta keni parasysh përkufizimin e synimit. Sipas nesh, provat në mënyrë të prerë vërtetojnë se zotëri Mustafa të paktën në mënyrë të qëllimshme shkaktoi lëndime të rënda me dijeni se kjo mund të çonte në vdekje













