
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj thotë se proceci i dialogut është komplikuar për shkak të çështjes së dinarit, raporton GazetaBlic.
Lekaj në një prononcim për GazetaBlic shton se çështja e dinarit nuk duhet të jetë pjesë e dialogut, por duhet të largohet si monedhë.
“Çështja e Dinarit e ka komplikuar situatën e Kosovës në procesin e dialogut. Fat i keqë që vendi ynë ende duhet të përballet me probleme të sistemit jugosllavë”, tha Lekaj.
“Dinari, nuk është dashur të jetë pjesë e Dialogut, dinari duhet të largohet dhe shfuqizohet si monedhë në rrugë krejt normale sepse Kosova ēshtë shtet i pavarur dhe sovran që monedhë zyrtare e ka euron, dhe çdo monedhë tjetër ështê e pavlefshme dhe duhet të ndalohet nga qarkullimi”, shtoi ai.
Lekaj shton se AAK-ja përkrahë çdo iniciativë për largimin e dinarit.
“Ne si AAK jemi pro largimit të dinarit nga shteti i Kosovës dhe përkrahim çdo iniciativë politike e institucionale”, tha Lekaj.
“Nëse vlerërohet që Dinari duhet të hyjë si pjesë e Dialogut në Bruksel, unë jam kundër negociimit, sepse nuk është e drejtë që Dinari të bëhet kartë shkëmbimi në dëm të Kosovës e në të mirë të Serbisë. Mjaft kemi dhënë dhe nuk duhet të japim më si shtet”, tha Lekaj.











