
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka paralajmëruar se mocioni i AAK-së për rrëzimin e Qeverisë pritet të jetësohet në muajin shtator.
Ai është shprehur optimist se mocioni i mosbesimi do të përkrahet edhe nga dy partitë tjera opozitare.
Lekaj ka bërë me dije se Qeveria Kurti nuk do të rrezohet me Listë Serbe.
“Në shtator do të dominojë ajo që do të përkrahet edhe nga LDK-ja e PDK-ja dhe disa deputetë, plus komunitetet që janë në parlament, pa Listën Serbe, sepse nuk e rrëzojmë këtë qeveri me Listën Serbe”, është shprehur Lekaj për Edicionin Special në Klan Kosova.
Ai ka vlerësuar se opozita duhet të bashkohet në muajin shtator për të mirën e vendit.
Deputeti i AAK-së ka folur edhe për aktivitet e fundit të AAK-së.
Ai ka treguar se në takimet që kjo parti ka pasur më grupe të ndryshme të interesit ka marrë rekomandime të mira.
“Ne kemi pasur disa takime edhe me shoqërinë civile edhe me gazetarë por edhe me ata që janë punëdhënësit më të mëdhenj në Kosovë e të cilët janë edhe taksapaguesit më të mëdhenj të shtetit dhe mendoj që aty kemi marrë këshilla të domosdoshme që të bëjmë veprime të fuqishme për ta larguar këtë qeverisje”, ka vlerësuar Lekaj.












