Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lekaj: Raporti i Progresit për Kosovën paraqet fytyrën e vërtetë të qeverisë Kurti

30/11/2023 - 13:27
në Lajme
A A
Lekaj: Raporti i Progresit për Kosovën paraqet fytyrën e vërtetë të qeverisë Kurti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, në seancën plenare ka thënë se Raporti i Progresit edhe kësaj here e nxjerrë Kosovën dobët në shumë dimensione e në secilin sektor.Lekaj tha se Raporti i Progresit për vitin 2023, paraqet ftyrën e vërtetë të kësaj qeverie.
“Raporti i Progresit 2023 është ftyra e vërtetë e Qeverisje Kurti dhe e kësaj shumice parlamentare. Qytetarët nëse nuk na kanë besuar neve si deputetë e Opozitë për qdo gjë që kemi thënë, e kanë mundësinë ta lexojnë dhe gjykojnë drejtë se në qfarë niveli ishte Qeverisja Kurti për Kosovën në vitin 2023”, tha Lekaj.Fjalimi i plotë:
Të nderuar kolegë deputet, kabinet qeveritar, qytetarë të KosovësTema mbi Raportin e Progresit është temë mjaft e rëndësishme, pasi ky raport është vetë plani i së ardhmes së vendit tonë, që na tregon se ku gjindemi në proces të integrimit evropian.
Është fat i keqë që raporti 2023 edhe kësaj radhe e nxjerrë Kosovën dobët në shumë dimensione e në secilin sektor.Unë do të numërojë dhe elaborojë në pika të shkurta disa nga shumë të gjeturat kryesore të Raportit të Progresit mbi Kosovës
1. Mungesa e konsensusit ndër-partiakKjo e gjetur e dalur nga Raporti i Progresit, tregon që Qeveria dhe kjo shumicë parlamentare po bënë 4 vite që nuk ka fare respekt e bashkëpunim për asnjë temë të interesit nacional qoftë brenda apo edhe jashtë vendit, dhe që pa nevojë ka krijuar përqarje të skenës politike pozitë-opozitë.
2. Ligjet vitale janë miratuar përmes procedurës së përshpejtuarKjo e gjetur e Raportit i jepë të drejtë kritikave tona si opozitë që në vazhdimësi dhe gabimisht keni kaluar projekligje e ligje, pa dakordim e diskutim përmbajtësor në Komisione Parlamentare, Dëgjime Publike dhe Seanca Parlamentare.
3. Performancë e dobët ekonomike, si rezultat i mungesës së investimeve, gjë që shoqërohet me inflacion të lartë dyshifrorë.
Raporti e argumenton që Kosova edhe në 2023-tën zhvillimin ekonomik e kishte shumë të dobët me vetëm 3.5%, ku qytetarët, bizneset dhe kompanitë e mëdha u ballafaquan me inflacion dyshifrorë. Dhe qeveria përkundër thirrjeve tona nuk diti dhe nuk deshti të ju lehtësojë e përmisojë jetën qytetarëve si psh. me largimin e TVSH-së për produktet bazë të jetesës dhe të derivateve.
4. Nevojë për reforma më të mëdha ekonomike në mënyrë që të rriten investimet dhe vendet e reja të punës.Është fat i keqë për Kosovën ku raporti Evropian tregon që nuk ka reforma, nuk ka investime dhe nuk ka vende pune. Mos të harrojmë që kjo Qeveri e la sektorin privat me 250 euro rrogë minimale e jo 450 si e propozuam ne si AAK, kjo Qeveri nuk lejoi tërheqjen e 30% të Trustit vetëm pse e propozuan Opozita, kjo Qeveri që 4 vite nuk ka arritur të sjellë asnjë investitor strategjik e serioz në Kosovë përkundër që ka pasur qindra të interesuar nga jashtë vendit.
5. “Përparim i kufizuar“ është arritur në luftë kundër korrupsionit, funksionimit të gjyqësorit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe në lirinë e shprehjes.Ky raport na jep të drejtën ti themi kësaj Qeverie se ku mbetën premtimet 20 vjeqare që kur të vini në pushtet do të zhdukni korrupsionin e krimin e organizuar, dhe do të sjellni drejtësi e barazi në Kosovë. Pra, që 4 vite jeni në pushtet, ndërsa korrupsioni e krimi i organizuar po lulëzon si asnjëherë tjetër.
6. Rastet e grumbulluara në sektorin e drejtësisë dhe moszgjidhja e lëndëveKy raport tregon që sektori i drejtësisë është aty ku ka qenë dhe moszgjidhja e lëndëve e ka ngulfatur sistemin e drejtësisë edhe në Qeverinë Kurti
Pyetja për Minstren e Drejtësisë është se kush po pengon mi zgjidh lëndët, ku mbeti zbardhja e rastit Dehari, çfarë rezultate keni në sektorin e drejtësisë dhe natyrisht në fund pse po digjen dhomat e instituteve të mjekësisë ligjore?7. Mos Emërimi i Kryeprokurorit të Shtetit është i vonuar
Në këtë të gjetur e nderuara Qeveri, BE është e zhgënjyer për mungesën e drejtësisë, transparencës dhe parimeve të meritës në procesin e përzgjedhjes. Madje, ata kanë potencuar që Procedurat e stërzgjatura kanë shkaktuar një gjendje paqartësie, e cila ul funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.8. Kosova është qortuar për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian
Kjo e gjetur tregon që Qeveria e Kosovës, duke mos krijuar unitet e bashkëpunim me opozitën, shoqërinë civile, ekspertët e njohësit ndërkombëtar të vendit, kishte politikë të gabuar në raport me BE-në. Duke mos zbatuar marrëveshjet, duke mos bashkëpunuar dhe dëgjuar këshillat e ndërkombëtarëve, Kosova u përballë me problemet në Jarinjë dhe Bërrnjak, pastaj krizat me zgjedhje në komunat veriore dhe në fund sanksionet ekonomike në vlerë 500 milionë euro.9. Kosova ka bërë “përparime të kufizuara” në përmbushjen e standardeve të nevojshme për t’iu bashkuar BE-së.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë