Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lekatari reagon për videot intime të personazheve publike që po qarkullojnë: S**si nuk është lajmi, por kush i ka … (Video)

30/09/2026 - 23:36
në ShowBiz
A A
Lekatari reagon për videot intime të personazheve publike që po qarkullojnë: S**si nuk është lajmi, por kush i ka … (Video)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aktivistja Zhaklin Lekatari ka reaguar lidhur me videot intime që ditët e fundit po qarkullojnë në rrjetet sociale, duke kritikuar mënyrën se si publiku dhe një pjesë e mediave po e trajtojnë këtë rast.

E ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Intervista e ditës” në Dritare TV, Lekatari tha se i vjen keq për personat e përfshirë në këtë ngjarje, veçanërisht për gratë, të cilat sipas saj po përballen me gjykim dhe linçim publik.

Ajo vlerësoi se vëmendja është përqendruar te identiteti i personave dhe te detajet e jetës së tyre private, në vend që të ngrihen pyetje mbi mënyrën se si videot janë regjistruar dhe kanë përfunduar në duart e të tjerëve.

“Po bëhet një linçim edhe një gjyq publik”, u shpreh Lekatari.

Sipas aktivistes, çështja kryesore nuk është jeta intime e personave të rritur që shfaqen në këto materiale, por mënyra se si ato janë siguruar dhe shpërndarë.

“Seksi në këtë histori nuk është lajmi. Lajmi është kush i ka xhiruar videot, pse i ka ruajtur, kush i ka shpërndarë dhe kush po i shpërndan ende”, deklaroi ajo.

Lekatari ngriti gjithashtu pikëpyetje nëse pas shpërndarjes së këtyre materialeve mund të ketë pasur shantazh, kërcënim apo ndërhyrje të paligjshme në privatësinë e personave të përfshirë, duke kërkuar që vëmendja të përqendrohet te përgjegjësia për regjistrimin dhe shpërndarjen e tyre.

Ajo tha se publiku duhet të jetë më i kujdesshëm me mënyrën se si reagon ndaj rasteve të tilla dhe të mos e kthejë jetën private të personave publikë në objekt argëtimi.

“Nuk mendoj që e ardhmja e Shqipërisë varet nga dhoma e gjumit e këtyre personazheve”, deklaroi aktivistja.

Lekatari u bëri thirrje gjithashtu personave që mund të jenë prekur nga publikimi i materialeve intime që t’u drejtohen organeve të drejtësisë, ndërsa qytetarëve u kërkoi që të mos i shpërndajnë videot.

Sipas saj, çdo shpërndarje e re e materialeve e rrit dëmin ndaj personave të përfshirë.

“Po të kishim secili një kamerë të fshehur, nuk e di nëse do ishim kaq perfektë sa pretendojmë”, tha Lekatari, duke theksuar se e drejta për privatësi duhet të respektohet pavarësisht statusit publik të një personi.

JU REKOMANDOJMË

Aktore dhe këngëtare zhdukin fotot në studion e Ad Hilës, në videot intime edhe moderatorë dhe biznesmenë

Aktore dhe këngëtare zhdukin fotot në studion e Ad Hilës, në videot intime edhe moderatorë dhe biznesmenë
01/10/2026 - 00:30

Publikimi e një serie videosh intime të kompozitorit Adrian Hila dhe disa shokëve të tij me të paktën 17 këngëtare, aktore dhe zonja të tjera të artit, duke...

Më shumëDetails

Ngjarja drejt zbardhjes: Videot intime të fytyrave publike që tronditën rrjetin, ja çfarë veprime ka marrë policia e Tiranës

Ngjarja drejt zbardhjes: Videot intime të fytyrave publike që tronditën rrjetin, ja çfarë veprime ka marrë policia e Tiranës
30/09/2026 - 23:47

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nisur hetimet kryesisht, pas konstatimit të publikimit dhe shpërndarjes në disa portale dhe platforma online të materialeve filmike me përmbajtje intime. Sektori...

Më shumëDetails

Pas skandalit me videot intime, reagon ish-banorja e Big Brother VIP Albania: Nuk jam unë te ato pamje, mos më shqetësoni familjarët

Pas skandalit me videot intime, reagon ish-banorja e Big Brother VIP Albania: Nuk jam unë te ato pamje, mos më shqetësoni familjarët
30/09/2026 - 23:26

Aktorja Julia Iliriani ka reaguar publikisht pas videove intime që po qarkullojnë në rrjetet sociale, duke mohuar kategorikisht se është personi që shfaqet në to. Përmes një postimi...

Më shumëDetails

Skandali i Adrian Hilës, gazetari lëshon deklaratën e fortë: Dy prej grave kanë tentuar t’i …

Skandali i Adrian Hilës, gazetari lëshon deklaratën e fortë: Dy prej grave kanë tentuar t’i …
30/09/2026 - 21:59

Skandali që ka përfshirë kompozitorin Ardian Hila, pas publikimit të videove intime me disa personazhe të njohura publike vijon të shkaktojë reagime të forta në rrjet. Këtë herë...

Më shumëDetails

Misteri pas videove të Adrian Hilës me personazhet e njohur të botës së showbiz-it

Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje
30/09/2026 - 21:39

Zhurma e madhe që ka shpërthyer rreth kompozitorit Adrian Hila dhe disa emrave të njohur të ekranit po ushqehet prej orësh nga kureshtja e zakonshme e rrjeteve sociale,...

Më shumëDetails

Plot stil dhe elegancë, Trixa rrëmben vëmendjen me fotot e fundit

Beatrix kapet mat me të dashurin e ri?
30/09/2026 - 16:23

Beatrix Ramosaj ka publikuar disa fotografi nga një shëtitje në qytet, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e saj. Me një stil të veçantë dhe një atmosferë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    835 Shpërndaje
    Shpërndaje 334 Tweet 209
  • Skandali i Adrian Hilës, gazetari lëshon deklaratën e fortë: Dy prej grave kanë tentuar t’i …

    187 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • “Ballë për ballë” – Gani Geci i përgjigjet Xhavit Halitit: Kur doni, kush po doni!

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Misteri pas videove të Adrian Hilës me personazhet e njohur të botës së showbiz-it

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ngjarja drejt zbardhjes: Videot intime të fytyrave publike që tronditën rrjetin, ja çfarë veprime ka marrë policia e Tiranës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë