Një person ka pësuar lëndime trupore, si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer në shtëpinë e tij në fshatin Busavatë të Kamenicës.
Rasti ka ndodhur të shtunën. Zjarri dyshohet që ka shpërthyer kur motra e viktimës e ka ndezur kaminin dhe aksidentalisht është përfshirë dhoma.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe sipas mjekëve ka djegie të shkallës së parë.
Rasti është nën hetime.













