Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Less: Vuçiq po përgatitet për një hap jopopullor, Kurti duhet ta pranojë Asociacionin, SHBA-ja mund ta rrëzojë nëse refuzon

15/01/2023 - 15:52
në Kryesore, Lajme
A A
Less: Vuçiq po përgatitet për një hap jopopullor, Kurti duhet ta pranojë Asociacionin, SHBA-ja mund ta rrëzojë nëse refuzon
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Timothy Less, ish-diplomat dhe tani studiues në Qendrën për Gjeopolitikë në Universitetin e Cambridge-it, i ka thënë Gazetës Express se ka presion të madh ndërkombëtar për arritjen e një marrëveshjeje që përfshin krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në këmbim të një njohjeje të Kosovës nga Serbia. Ai sheh se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po bëhet gati për ta ndërmarrë një hap jopopullor. Dhe nëse Serbia është gati për këtë, Less thotë se marrëveshja do të varet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili do të mund ta pranonte Asociacionin vetëm me një “ngurrim ekstrem”. Refuzimi do të krijonte probleme të mëdha, parashikon ai. Në atë rast, Less thotë se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE do të refuzohej dhe se SHBA-ja mund të përpiqet ta projektojë rrëzimin e Qeverisë, si në vitin 2020. Serbia dëshiron diçka si Republika Srpska në Bosnjë, gjë të cilën Kosova dëshiron ta shmangë. Less e ka një ide se cili mund të jetë kompromisi, nëse ai do të jetë i mundur.

Ish-diplomati britanik, Timothy Less thotë se është e pamundur të thuhet me siguri nëse Serbia dhe Kosova do ta arrijnë një marrëveshje këtë vit, por tregon se çfarë duan palët dhe se si mund të lëvizin gjërat.

“Ne e dimë se çfarë duan ata – në rastin e Serbisë, ta themelojnë Bashkësinë e Komunave Serbe (CSM) pa njohjen e Kosovës; dhe në rastin e Kosovës, njohja nga Serbia pa krijuar Asociacionin. Ne e dimë se ka presion të madh diplomatik mbi Serbinë dhe Kosovën për të rënë dakord për një marrëveshje që përfshin krijimin e Asociacionit në këmbim të njohjes së Kosovës nga Serbia, praktikisht në afat të shkurtër dhe zyrtarisht në afat më të gjatë. Dhe ne e dimë se Perëndimi ka ndikim mbi të dyja palët, më qartë fuqinë e tij për të dhënë ose për ta ndaluar anëtarësimin në BE”, tha Less.

Ai sheh mundësi që Serbia ta pranojë një marrëveshje që e ka në bazë idenë e njohjes së Kosovës nga Serbia dhe përmend disa shenja që, sipas tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka dhënë se “po përgatitet ta ndërmarrë një hap jopopullor”.

“Kështu thuhet, ditët e fundit qeveria në Serbi ka sinjalizuar gatishmërinë e saj për taa arritur një marrëveshje të bazuar në idenë e njohjes në këmbim të autonomisë për veriun e Kosovës. Vuçiq ka folur për paaftësinë e tij për t’iu kundërvënë Fuqive të Mëdha dhe për gatishmërinë e tij për të arritur një kompromis me kusht që ai të mos jetë një poshtërim për Serbinë. Ai ka spekuluar publikisht për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë. Ai gjithashtu ka njoftuar se nuk do të kandidojë më në detyrë, gjë që është një shenjë se po përgatitet ta ndërmarrë një hap jopopullor. Ndërkaq, Bërnabiq ka përsëritur se dëshiron që Serbia të anëtarësohet në BE, për çka parakusht është njohja e Kosovës”, tha Less.

Studiuesi në Qendrën për Gjeopolitikë në Universitetin e Cambridge-it i shtroi disa hipoteza që shpjegojnë se çfarë mund të ndodhë nëse Kosova nuk pranon krijimin e një asociacioni për serbët, duke futur aty edhe mundësinë që SHBA-ja të përpiqet sërish ta projektojë rënien e Qeverisë.

“Nëse Serbia është e gatshme të arrijë një marrëveshje që përfshin njohjen, atëherë suksesi i saj përfundimtar do të varet nga vullneti i qeverisë në Kosovë për të krijuar Asociacionin. Duke vepruar kështu, padyshim që do të binte ndesh me atë që zoti Kurti ka thënë dhe bërë në të kaluarën, dhe ai do ta pranonte këtë vetëm me ngurrim ekstrem”, tha Less.

“Megjithatë, nëse qeveria refuzon ta bëjë këtë, atëherë aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE do të refuzohet. Potencialisht, SHBA-ja mund të përpiqet ta projektojë rënien e qeverisë, siç ndodhi në vitin 2020. Perëndimi gjithashtu mund t’i kënaqë përpjekjet e Serbisë për të ushtruar presion mbi Kosovën, për shembull, duke lejuar serbët ta vazhdojnë bojkotin e tyre ndaj institucioneve”, shtoi ai.

Por, arritja e një marrëveshjeje politike të nivelit të lartë është veç një pjesë e ekuacionit, thotë Less, pasi sipas tij, çdo marrëveshje e mundshme do të ketë nevojë për pëlqim popullor. Në këtë pikë, ai thotë se është “më skeptik”.

“Sondazhet në Serbi vazhdimisht tregojnë kundërshtim të fortë ndaj njohjes së Kosovës dhe mungesë besimi dhe interesi për t’iu bashkuar BE-së – për arsye të mirë duke pasur parasysh se BE-ja është një organizatë në rënie e cila në dukje është shumë e dobët dhe e ndarë për të pranuar anëtarë të rinj dhe ka treguar në mënyrë të përsëritur hezitimin e saj për ta bërë këtë. Në mënyrë të ngjashme, në Kosovë, publiku e ka bërë të qartë kundërshtimin e tij ndaj krijimit të Asociacionit, veçanërisht nëse kjo nuk vjen me një garanci të qartë të njohjes së menjëhershme të pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit në OKB”, tha ish-diplomati.

Në këtë drejtim, sipas Less, suksesi i çdo marrëveshjeje këtë vit mund të ndikojë në natyrën e Asociacionit, që nuk është përcaktuar ende.

“Serbia padyshim do të shtyjë për autonomi më të madhe për veriun e Kosovës – ndoshta diçka që i ngjan Republika Srpskas – dhe Kosova do të kërkojë autonomi relativisht të dobët. Kompromisi, nëse kompromisi është i mundur, ndoshta do të jetë diçka në mes”, theksoi Less.

Kurti i hapur për të biseduar me Vuçiqin për Asociacionin

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet këtë javë erdhi në Prishtinë dhe u taku me kryeministrin Albin Kurti. Pas takimit tha se ka kërkuar krijimin e Asociacionit. Kjo tashmë është qëndrim i prerë i SHBA-së. Pas kësaj, Kurti tha se çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të adresohet brenda një marrëveshjeje të mundshme për normalizimin e plotë të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Kurti ishte për vizitë zyrtare në Austri dhe nga Viena, në një intervistë për gazetën austriake, Der Standard të mërkurën shpalosi diçka nga propozimi franko-gjerman. Ai tregoi edhe për disa biseda që i kishte pasur me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq rreth Asoaciacionit të komunave me shumicë serbe.

Kur foli për Asociacionin, ai fillimisht përsëriti qëndrimin e tij se ai bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës, duke cituar paragrafin e parë të planit të Ahtisaarit se “Kosova duhet të jetë shoqëri multietnike”.

“Kur bëhet fjalë për Asociacionin Serb të Komunave, dua t’i referohem edhe Bosnjë-Hercegovinës. Më 26 prill 1991, 14 komuna me shumicë serbe atje u bashkuan dhe themeluan një asociacion; më 9 janar 1992 shpallën pavarësinë dhe më 28 shkurt 1992 miratuan kushtetutën”, ka thënë ai.

I pyetur nëse ka frikë nga kjo, Kurti mohoi, pasi tha se e di se kjo “është një qëllim shumë i qartë” i Serbisë.

“Vuçiqit i thashë se kam krijuar përshtypjen se ai nuk e dëshiron asociacionin e komunave, sepse nuk mund të duash asociacion të komunave dhe ta thuash çdo javë: Nuk do ta njoh shtetin e Kosovës. Ju nuk mund të shërbeni një makiato kafeje pa një filxhan kafeje. Por të drejtat e pakicave janë një pjesë shumë e rëndësishme e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë. Pra, kur të arrijmë në atë pikë, Serbia mund të bëjë një propozim se si ta zgjidhë atë. Po kështu do të mund të bëjmë propozime për çështje që i konsiderojmë të rëndësishme për pakicat në Serbi”, ka thënë Kurti.

Tani, duke ndjekur planin e Francës dhe Gjermanisë, ai tha se “kemi hyrë në një fazë të re”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë