Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lëvizja Feministe Studentore e quan të papranueshëm vendimin e Këshillit të Etikës: Ikje nga përgjegjësia, ne nuk ndalemi, Rezistenca është e përbashkët

23/04/2024 - 18:17
në Lajme
A A
Lëvizja Feministe Studentore e quan të papranueshëm vendimin e Këshillit të Etikës: Ikje nga përgjegjësia, ne nuk ndalemi, Rezistenca është e përbashkët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja Feministe Studentore ka reaguar pas vendimit të Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina” i cili ka pezulluar nga puna profesorin Xhevat Krasniqi, i cili dyshohet për ngacmim seksual ndaj disa studenteve të tij.

Anita Mjeku nga Lëvizja Feministe Studentore ka thënë se gjysma e komunikatës së UP-së merret me vendimin në fjalë, ku askund nuk u përmend ngacmimi seksual, i cili ishte vetë shkaku i procedurës së zhagitur të Këshillit dhe se gjysma tjetër mundohet të paraqes Këshillin e Etikës si viktimë e ndonjë presioni të padrejtë të ushtruar nga persona të ndryshëm brenda dhe jashtë UP-së.

“Jemi mbledh sot këtu në reagim ndaj vendimit të Universitetit të Prishtinës, përkatësisht rektorit dhe këshillit të etikës, vendim i cili vë në pah mangësitë strukturore dhe pafuqinë e Këshillit të etikës dhe kapaciteteve vendimmarrëse të të gjithë universitetit të Prishtinës. Pas sa e sa dëshmive, e sa e sa vajzave denoncuese që dolën publikisht kundër Xhevat Krasniqit, Këshilli i Etikës procedurën e vet të parregullt dhe të njëanshme e përfunduan me një gjysmë konsencion, i cili jo vetëm shkel rregulloren e universitetit, përkatësisht atë për ngacmime seksuale, përsëri, por ka për qëllim zhbërjen e presionit publik e jo të ngacmimit seksual në UP. Gjysma e komunikatës së UP-së merret me vendimin në fjalë, ku askund nuk u përmend ngacmimi seksual, i cili ishte vetë shkaku i procedurës së zhagitur të Këshillit. Gjysma e tjetër e saj mundohet të paraqes Këshillin e Etikës si viktimë e ndonjë presioni të padrejtë të ushtruar nga persona të ndryshëm brenda dhe jashtë UP-së duke i emëruar ato si sulme ndaj anëtarëve të këshillit. Me këtë, Këshilli harroi të përmend parregullsitë e procedurës së tyre, të vazhduara ndër muaj, e të cilat jo vetëm që nuk u dënuan por ishin edhe një mbivendosje e papërligjur dhe e dhunshme që qoi në mbajtjen në punë e një rreziku potencial ndaj studentëve me muaj të tërë”, ka thënë ajo.

Mjeku ka shtuar se duke e marrë vendimin për pezullim të punës jo në baza të akuzave brenda UP-së, por në përkatësitë e institucioneve të jashtme shtetërore, Këshilli i Etikës e hoqi përfundimisht petkun e një organi që përmbush qëllimin e sjelljes para përgjegjësisë së ngacmuesve.

“Duke e marrë vendimin për pezullim të punës jo në baza të akuzave brenda UP-së, por në përkatësitë e institucioneve të jashtme shtetërore, Këshilli i Etikës e hoqi përfundimisht petkun e një organi që përmbush qëllimin e sjelljes para përgjegjësisë së ngacmuesve, dhe tregoi fytyrën e tij të vërtetë. Duke e shkelur nenin 11 pikën 7 të rregullores së UP-së për ngacmime seksuale, duke mos e marrë vendimin në mënyrë të pavarur nga procedurat e jashtme. Citojmë nenin në fjalë: Universiteti i Prishtinës do te zbatoj masat dhe procedurat disiplinore për rastet e ngacmimit dhe ngacmimit seksual, pavarësisht nga zhvillimi i procedurës penale për rastin e njëjtë. Parregullsitë po vazhdojnë pavarësisht dijenisë së këshillit, si edhe stafit akademik e rektoratit në përgjithësi, të numrit të tejskajshëm të ngacmuesve të pa denoncuar në UP.  Sot Universiteti i Prishtinës e humbi mundësinë që të vendosë një precedenti të rëndësishëm të konstatimit të ngacmimit seksual dhe caktimin e masave ndaj ngacmuesit”, ka thënë ajo.

Aktivistja Mjeku ka ftuar studentet dhe studentët, por edhe stafin akademik t’u  bashkohen siç ka thënë ajo në rezistencë të përbashkët.

“Njohim guximin dhe kontributin e 27 studenteve gjatë tërë kësaj kohe, që përkundër qasjes skandaloze të UP-së, raportuan rastin dhe vazhduan me këmbëngulje të kërkojnë drejtësi nga UP. Gjithashtu i inkurajojmë të gjitha vajzat dhe gratë të raportojnë ngacmimin seksual brenda Universitetit të Prishtinës, që ne si Levizja Feministe Studentore, do të qëndrojmë gjithnjë në solidaritet me ju. Si përfundim, theksojmë se ky vendim është i pa pranueshëm për ne, dhe është ikje nga përgjegjësia. Rrjedhimisht, ne thërrasim të gjithë studentet dhe studentët, por edhe stafin akademik te na bashkohen. Ne nuk ndalemi. Rezistenca është e përbashkët”, ka përfunduar ajo.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë