Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës, ka folur sërisht për temën që shkaktoi shumë komente e kritika.
Në një prononcim për Klan Kosovën, Alu ka vlerësuar se Kosova është projekt i përkohshëm.
“E konfirmoj që për mua Kosova në rrethanën në të cilën është, me Kushtetutë e këto gjëra, është projekt i përkohshëm. Është proces kalimtar drejt bashkimit me Shqipëri. Sqarimet më tej i bëjmë bashkë kur të kthehem Kosovë.” – tha Aliu.












