Qeveria e Kosovës e ka përgatitur draftligjin e ri të pagave i cili pritet të shkojë në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Në bazë të këtij dokumenti përcaktohet edhe koeficienti për nivelin e arsimit universitar dhe atij parauniversitar.
Në bazë të këtij dokumenti koeficienti i profesorit të rregullt universitar do të jetë 12.4 që shumëzuar me vlerën e koeficientit 120 del të marrë 1488 euro.
Mësimdhënësi i shkollës së mesme pritet të ketë koeficientin 4.9 që del të marrë 588 euro.
Mësimdhënësi i shkollës fillore koeficient 4.6 apo 552.
Më poshtë gjeni koeficientët e plotë për të gjitha kategoritë e arsimit:













