Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ligji i pagave në Qeveri, 130 euro koeficienti: Rekomandimet që kanë dhënë SBASHK dhe FSSHK

19/10/2022 - 10:01
në Kryesore, Lajme
A A
Për shkak të festave, pagat e sektorit publik do të ekzekutohen për kaq ditë më herët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Projektligji për Pagat ka qenë në diskutim publik, ku kushdo që ka pasur sugjerime apo kërkesa, ka mundur t’i dërgojë ato.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë treguar se janë dërguar komente nga shumë institucione, shoqëria civile, sindikatat dhe qytetarë.

Nora Fetoshi, zëdhënëse në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka thënë se komentet po shqyrtohen nga zyrtarët përgjegjës në ministri dhe më pas Projektligji do të dërgohet për vlerësim të ndikimit financiar si dhe për vlerësim të përputhshmërisë me acqui të BE-së, e pastaj në Qeveri për shqyrtim dhe votim.

“Gjatë fazës së konsultimeve paraprake si dhe atyre publike, Ministria e Punëve të Brendshme ka pranuar komente nga shumë institucione, shoqëria civile, sindikatat dhe qytetarë. Këto komente janë duke u shqyrtuar nga zyrtarët përgjegjës të Ministrisë. Pas adresimit të komenteve, Projektligji do të dërgohet për vlerësim të ndikimit financiar si dhe për vlerësim të përputhshmërisë me acqui të BE-së. Pas përfundimit të këtyre procedurave, Projektligji do të procedohet në Qeveri për shqyrtim dhe votim”, ka thënë Nora Fetoshi

Komente për Projektligjin e Pagave ka dërguar SBASHK-u.

Blendor Shatri, jurist në SBASHK, ka treguar kërkesat që kanë pasur.

“Ne si SBASHK kemi dorëzuar kërkesat tona gjatë diskutimit publik. Kërkesa ka qenë që të përmirësohet ky ligj. Një gjë tjetër ka qenë që koeficienti të përcaktohet me ligj të pagave dhe jo siç po planifikojnë ata që të caktohet përmes ligjit për buxhetin. Pikë tjetër ka qenë kërkesa që ligji të hyjë sa më shpejt në fuqi”, ka thënë ai.

Shatri ka theksuar se kanë kërkuar që koeficienti të fillojë me 130 euro, me mundësi të rritjes.

“Ne kemi kërkuar që koeficienti të fillojë me 130 euro, me mundësi rritje varësisht prej rritjes ekonomike dhe parametrave tjerë për rritje të pagave”, ka shtuar ai.

Por, çfarë do të bëjë SBASHK-n nëse nuk merren parasysh këto kërkesa dhe projektligji dërgohet në Qeveri dhe Kuvend pa kërkesat e tyre?

“SBASHK-u do të mblidhet paraprakisht para se të bëhet miratimi përfundimtar i projektligjit, qoftë me grupet parlamentare ose deputetët. Ndërsa, nëse nuk merren parasysh mendimet e SBASHK-ut, patjetër që do të marrim hapa, por cilët janë ata hapa tani nuk mund të deklarohemi”, ka deklaruar Blendor Shatri për Gazeta Blic.

Edhe Tavide Imeri, kryetare e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, ka treguar për Gazeta Blic se i kanë dërguar kërkesat për këtë projektligj.

“Një prej rekomandimeve që kemi nisur si sindikatë është që të mos ketë diskriminim brenda komuniteteve, pastaj kemi kërkuar që Ligji të hyjë menjëherë në fuqi pas shpalljes në Gazetën Zyrtare”, ka deklaruar ajo.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë