Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ligji për Buxhetin sërish në Kuvend/ Çka lidhet kjo me koeficientin e pagave?

24/01/2023 - 19:02
në Kryesore, Lajme
A A
Me 89 vota, Kuvendi ratifikon marrëveshjen me MCC-në
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ligji për Buxhetin 2023 pritet të amendamentohet javën tjetër.

Qeveria do ta përcjell atë në Kuvend bashkë me koeficientin e përcaktuar të Ligjit për Paga, i cili ka tri javë që po mbahet sekret.

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri thotë se kjo punë është dashtë të kryhet më herët, kur në Kuvend ishte miratuar Ligji për Buxhetin.

“Nuk kanë dashtë të kryhet kur ka qenë vakti. Prapë duhhet me shku sepse në Ligj për Paga është e definuara që vlera e koeficientit caktohet çdo vit me Ligjin për buxhetin”, pohoi Shatri për “Front Online”.

Kuvendi i Kosovës kishte miratuar më 15 dhjetor 2022 në lexim të dytë buxhetin 2023 në vlerë prej 3.21 miliardë euro.

Nëse nuk do të risillej Ligji për Buxhetin për amendamentim në Kuvend, atëherë sipas Ferat Shalës së PDK-së, ligji tjetër ai i pagave do të ishte jo funksional.

“Duhet të përcaktohet koeficienti në Ligjin e Buxhetit në mënyrë që të planifikohet sa është shuma. Pra kostoja totale. Kemi një ligj të pagave të miratuar që nuk dihet sa është kostoja e tij. Në normalitet, e që kjo Qeveri nuk e ka, kjo është dashtë të kryhet më herët”, potencoi Shala për “Front Online”.

Shala tha se është hera e parë që vlera e koeficientit lihet ndaras nga Ligji për Buxhetin.

“Qeveria e ka bërë një Ligj për Pagat, që është ligj gjysmak, i cili nuk e sqaron pagën e askujt”, deklaroi Shala.

Nga AAK kanë thënë se Qeveria ka abuzuar me të drejtat e punonjësve publikë.

Deputetja e këtij subjekti Albana Bytyqi e sheh problematike mbajtjen sekret deri tash të koeficientit.

“Me të vërtet po gënjehen mjekët, mësuesit, policët, gjyqtarët, zjarrëfikësit e të gjitha kategoritë tjera, duke e mbajtur sekret koeficientin e Pagave”, tha ajo.

Tutje ajo e bëri të ditur një qëndrim partiak.

“Ne si AAK presim që vlera e koeficientit të jetë 129 euro dhe çdo vlerë më të vogël mund ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese”, theksoi ajo për “Front Online”.

Gjatë ditës së hënë, sindikatat e bënë të qartë për “Front Online” se nuk pranojnë koeficient që është nën vlerën e 120 eurove, duke paralajmëruar edhe veprime sindikale në rast se ndodh kjo./Front Online/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë