Fatmir Limaj, i pari i NISMAS Socialdemokrate ka bërë të ditur se ka vizituar babain e Hashim Thaçit.
Vizitën e ka bërë me disa bashkëpunëtorë, me ç’rast publikoi edhe fotografi.
Në postimin e faqes së partisë, vlerësohet lartë figura e Haxhi Thaçit dhe djemve të tij.
Kujtojmë se ish-presidenti Thaçi dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së po mbahen në paraburgim në Hagë, të akuzuar për krime lufte.
Postimi i plotë:
Postimi i plotë:
Me bashkëpunëtorë ishim në vizitë në familjen e presidentit Hashim Thaçi, ku si gjithmonë baca Haxhi na priti me gëzim e zemrën plotë me dashamirësi e ngrohtësi prindërore.
Përherë te baca Haxhi e djemtë e tij shohim krenari e burrni. Ky prind luftëtari e di më mirë se kush do, se ajo që po ndodh në Hagë vazhdon të jetë çmim i lirisë që po paguhet me mungesën e sakrificën që po e paguajnë presidenti me bashkëluftëtarët tanë.
Prandaj, prindërit, fëmijët dhe familjet e tyre janë të fortë, kokëlartë e krenarë për ata që e udhëhoqën Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë.
Krenar me UÇK-në dhe luftën saj të drejt, të pastër e të lavdishme.













