Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lira turke shënon rënie të madhe pas fitores së Erdogan

30/05/2023 - 10:08
në Lajme
A A
Erdogani premton masa ndaj atyre që po plaçkitin në zonat e goditura nga tërmeti

Turkey's President Recep Tayyip Erdogan addresses the media after meeting his Croatian counterpart Zoran Milanovic in Zagreb, Croatia, Thursday, Sept. 8, 2022. President Erdogan is on a state visit to Croatia. (AP Photo/Darko Bandic)

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me homologun turk, Rexhep Tajip Erdogan për ta uruar për fitoren në balotazhin e së dielës në Turqi.

Erdogan siguroi edhe një mandat pesë vjeçar duke fituar ndaj kandidatit të opozitës së bashkuar, Kemal Kilicdaroglu. Presidenti Erdogan duhet të përballet me inflacionin në rritje që ka nxitur një krizë të kostos së jetesës. Kundërshtari i tij kishte kërkuar të ndryshonte prirjet gjithnjë e më autoritare të Erdogan, duke premtuar se do t’u kthehej normave demokratike. Por në fund, votuesit zgjodhën njeriun që ata e shohin si një udhëheqës të fortë.

Pasi rezultatet i dhanë atij 52% të votave në balotazhin e së dielës, krahasuar me 48% për rivalin e tij, Kemal Kilicdaroglu, Erdogan mbajti dy fjalime falenderuese, një në Stamboll dhe një në Ankara

“Askush nuk ka humbur sot. Të 85 milionë turqit fituan. Si kërkesë e përgjegjësisë që na ka dhënë kombi ynë, ne nuk jemi të ofenduar, të inatosur apo të zemëruar me askënd. Tani është koha të lëmë mënjanë të gjitha debatet dhe konfliktet e fushatës zgjedhore dhe të bashkohemi rreth synimeve dhe ëndrrave tona kombëtare”, tha presidenti turk, Erdogan.

Pas konfirmimit të fitores së Erdogan, Lira turke shënoi rënie rekord ndaj dollarit amerikan të hënën mirëpo bursa turke tregoi shifra në rritje. Lira turke ka rënë me rreth 7% që nga fillimi i vitit dhe ka humbur më shumë se 90% të vlerës së saj gjatë dekadës së fundit.

Banorët e Stambollit megjithatë u shprehën optimist.

“Unë mendoj se kursi i këmbimit do të rritet më tej nga ky moment. Nuk mund të them një numër të saktë, por mendoj se do të jetë shumë më i lartë se shifra aktuale deri në fund të vitit”, thotë banori i Stambollit, Omer Yildiz.

“Meqenëse të gjithë ishin kaq të përqendruar te zgjedhjet, çmimet u rritën shumë, tregu ishte në vështirësi. Por falë Zotit, rezultati ndodhi ashtu siç donim, ne presim që rritja e çmimeve të ngadalësohet tani”, thotë Kenan Batur, një tjetër banor i Stambollit.

Presidenti Erdogan tani e ka të sigurtë qeverisjen deri në vitin 2028, duke siguruar edhe pesë vite të tjera si udhëheqës i një vendi në udhëkryqin e Evropës dhe Azisë që luan rol kyç në NATO. Tani ai duhet të përballet me inflacionin në rritje që ka nxitur një krizë të kostos së jetesës dhe vazhdimin e rindërtimeve në zonën e goditur nga tërmeti që shkaktoi vdekjen e mbi 50,000 njerëzve.

Kandidati i opozitës Kilicdaroglu ishte zotuar të kthejë Turqinë në demokracinë parlamentare dhe të lirojë të burgosurit e njohur politikë.

“Tani kam një kërkesë për ju, për fëmijët tuaj, për pensionistët, për nënat dhe baballarët tanë, për vëllezërit tanë fermerë dhe tregtarë, mbështesni luftën për demokraci”, tha zoti Kilicdaroglu.

Zoti Erdogan dhe media pro-qeveritare e portretizuan zotin Kilicdaroglu, i cili kishte mbështetjen e partisë pro-kurde, si bashkëpunëtor të “terroristëve”.

Ai tha se vendi ka nevojë për një udhëheqës të fortë për t’iu kundërvënë aleatëve perëndimorë të Turqisë dhe për tu përballur me sfidat e rrezikshme të rajonit që përfshin Sirinë dhe Ukrainën.

Ajo që ka rritur shqetësimin e aleatëve tradicionalë perëndimorë të Turqisë është se zoti Erdogan ka krijuar një marrëdhënie të ngushtë me presidentin rus Vladimir Putin, pavarësisht sulmit të Rusisë në Ukrainë, një marrëdhënie që ai u zotua ta thellojë gjatë fushatës së tij zgjedhore.

Presidenti turk dhe aleatët e tij gjithashtu thanë se zoti Kilicdaroglu mbështet ata që pushtetarët i përshkruan si “devijantë” të të drejtave LGBTI.

Në fjalimin e tij të fitores, zoti Erdogan përsëriti këto akuza, duke thënë se pjesëtarët e komunitetit LGBTI nuk mund të “infiltrojnë” partinë e tij në pushtet ose aleatët e saj nacionalistë./VOA

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë