Sot janë liruar 10 nga 21 të dyshuarit për manipulim të votave në Mitrovicë në mungesë të bazës për paraburgim.
Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë të pandehurve të dyshuar për “Falsifikim të rezultateve të votimit” sipas nenit 216 paragrafi 2 të Kodit Penal.
Sipas burimeve të Veriu.info, personat që do të mbrohen në liri janë: Yll Sahatçiu, Shpat Neziri, Arbër Nimani, Laurenta Hajrizi, Bajram Fetahu, Hikmet Sahiti, Dea Kurti dhe Skofiar Syla.
Gjykata ka theksuar se, në këtë fazë të procedurës penale, nuk janë përmbushur kushtet ligjore për paraburgim, ndërsa procedura penale vazhdon.













