Është liruar nga paraburgimi Hysen Muzliukaj, i cili u arrestua dje me vendim të Prokurorisë Speciale nën dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Ahmeti Tahiri.
Përmes një fotografie në Facebook, Tahiri tha se Gjykata Themelore në Prishtinë korrigjoi gabimin e Prokurorisë Speciale.
“I lumtur qe Gjykata Themelore ne Prishtine korigjoj gabimin e Prokuroriae Speciale duke refuzuar kerkesen e saj per caktimin e paraburgimit mdaj klientit tim Hysen Muzliukaj!
Hyseni eshte i lire dhe jemi te binduar qe edhe epilogu perfundimar do te jete pafajesia e tij!“, ka shkruar Tahiri.