Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Lista Serbe po bën lojë” – Analistët serb parashikojnë se çka mund të ndodhë më 21 prill, në veri të Kosovës

11/04/2024 - 13:24
në Kryesore, Lajme
A A
“Lista Serbe po bën lojë” – Analistët serb parashikojnë se çka mund të ndodhë më 21 prill, në veri të Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti serb, Ognjen Gogic thotë se Lista Serbe nuk do të mund t’i bindë më votuesit në veri.

Goglic shton se, kjo është edhe arsyeja pse erdhi tek vendimi për bojkotim të zgjedhjeve në veri të Kosovës.

“Dallimi është se në rast bojkoti ata mund të kundërshtojnë legjitimitetin e votimit. Nëse do të merrnin pjesë në votim dhe do të humbnin, nuk do të mund të vinin në dyshim ligjshmërinë e procesit”, tha ai.

“Regjistri i zgjedhësve në komunat veriore është i fryrë. Shumë më pak njerëz jetojnë në veri të Kosovës sesa do të tregonte regjistri i votuesve. Së dyti, serbët në veri të Kosovës janë të zhgënjyer dhe apatikë kur është fjala për politikën në përgjithësi. Ata nuk i besojnë më Listës Serbe. Lista Serbe nuk do të arrinte t’i bindte të votonin. Serbët nuk e kuptojnë pse u thirrën që të bojkotojnë zgjedhjet vitin e kaluar”, shton ai për GazetaBlic.

Por, sipas tij serbët në veri nuk i besojnë as Qeverisë së Kosovës.

“Së fundi, ata nuk i besojnë as Qeverisë së Kosovës. Ata mendojnë se institucionet nga Prishtina do ta pengonin procesin për t’i mbajtur kryetarët shqiptarë në detyrë sa më gjatë. Prandaj, ata nuk shohin asnjë kuptim të votojnë për largimin e tyre. Duke marrë parasysh të gjitha këto, Lista Serbe supozoi se nuk do të ishte e mundur të merrte mjaft serb për të votuar në referendum. Prandaj, për Listën Serbe ishte më e sigurt që të bënte thirrje për bojkot të referendumeve”, tha ai.

Radomir Dimic thotë se nuk e ka befasuar vendimi i Listës Serbe për bojkotimin e shkarkimit të kryetarëve shqiptar.

Dimic, ish-gazetar, thotë për GazetaBlic se, Lista Serbe nuk punon pa instrukcionet e Beogradit.

“Kur është në pyetje koalicioni i Listës Serbe me Qeverinë e Kosovës, asgjë nuk më befason, sepse të gjithë e dijmë që Lista Serbe asgjë nuk punon pa instrukcionet e Beogradit. Mua kjo e tëra më duket si një treg i egër politik, i cili punon në dëm të qytetarëve të tij”, tha Dimic.

“A është kjo, ajo Lista Serbe e cila i thirri sërbët e Mitrovicës së veriut që ta bojkotojnë peticionin për shkarkimin e të gjithë kryetarëve të komunitetit shqiptar, të atyre komunave, e tani e kundërshtojnë të njejtin peticion. Nuk është aspak vështirë që të konkludohet se e tëra kjo bëhet me rekomandimin e dikujt tjetër si dhe e urdhërave e atyre më lartë, që t’i lëshojnë të gjitha institucionet e Kosovës. Kjo do të thotë se është një lojë jo serioze me ata njerëz atje”, tha Dimic.

Sipas tij, bojkotimi i zgjedhjeve nuk është i kuptimtë dhe i pabazë.“Në të vërtetë kjo arsye për bojkotimin e zgjedhjeve të 21 Prillit të cilat janë caktuar nga KQZ- ja e Kosovës është shumë i pakuptimët dhe i pabazë, sepse kryetari i Listës Serbe, thirret në atë kinse numri i shqipëtarëve në ato komuna është rritur për 433%, e cila me asgjë nuk është argumentuar dhe së fundi se çfarë lidhje ka Kurti me këtë”, tha Dimic.

Sipas Dimicit, vazhdimi i krizës në veri të Kosovës është e vetmja arsye pse erdhi Lista Serbe me këtë vendim, teksa shton edhe kundërshtimin e Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE.“Unë mendoj që diçka tjetër është në pyetje, e kjo është që të vazhdoj kriza politike në këtë pjesë të Kosovës. Por, edhe për faktin që Serbia po e kundërshton pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, për arsyse se para ca ditësh Aleksandër Vuqiq e formoi grupin punues për ta kundërshtuar pranimin e Kosovës në këto institucione, e që është, mendoj unë, në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit e dakorduar ndërmjet Prishtinës e Beogradit, nën mbikqyrjen e faktorit ndërkombëtar, lidhur me atë që mos të pengohet Prishtina në qarqet e Organizatave Ndërkombëtare”, tha Dimic.

“Kjo politikë fatkeqësisht nuk shpie askund, pasi që kjo nuk është në frymen e dialogut dhe të implementimit të obligimeve të cilat të dy palët i kanë pranuar në dialogjet tripalëshe”, shton ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë