Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lista Srpska ankohet në PZAP pasi KQZ s’ia certifikoi kandidatët e saj për zgjedhjet e 28 dhjetorit

11/12/2025 - 17:07
në Kryesore, Lajme
A A
Lista Srpska ankohet në PZAP pasi KQZ s’ia certifikoi kandidatët e saj për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lista Srpska është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos certifikuar kandidatët e saj për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Për këtë ka njoftuar anëtari i Kryesisë së Listës Srpska, Igor Simiq, i cili tha se vendimi i KQZ-së “përfaqëson një përpjekje të regjimit të Kurtit për t’u imponuar serbëve se kush do t’i përfaqësojë ata në parlament”.

Simiq tha për Kosovo Online se KQZ “tradicionalisht merr vendime të paligjshme për të parandaluar pjesëmarrjen e Listës Srpska në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe tani po përpiqet të mos certifikojë kandidatët e saj për deputetë”.

“Mbrëmë vonë na dërguan një vendim në të cilin, citoj, thuhet ‘kontrollet e listës së kandidatëve nuk rezultuan në ndonjë gjetje që do të pengonte konfirmimin e asnjërit prej kandidatëve të Listës Srpska të paraqitur nga kjo parti për këto zgjedhje’. Pra, ata e shkruajnë këtë dhe pastaj keni një vendim që thotë ‘rekomandimi që u dha është refuzuar’”, tha Simiq.

Ai shtoi se të gjitha institucionet e Kosovës i kanë kontrolluar kandidatët e Listës Srpska dhe kanë përcaktuar se ata i plotësojnë të gjitha kërkesat ligjore në përputhje me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

“Megjithatë, u mor një vendim politik. Anëtarët e partive politike në KQZ nuk donin të certifikonin kandidatët tanë. Kjo tregon edhe një herë se sa shumë Kurti dhe regjimi i tij i frikësohen unitetit serb dhe fitores së Listës Srpska në zgjedhje”, tha Simiq,

Ai tha se ankesën në PZAP e bënë sot në mëngjes.

“Ne presim që Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave ta anulojë vendimin. Por kjo konfirmon pikëpamjen se regjimi i Kurtit po bën gjithçka për të penguar serbët të kenë të drejtën të zgjedhin përfaqësuesit e tyre politikë, por përkundrazi dëshiron t’u imponojë atyre se kush do t’i përfaqësojë serbët brenda atij parlamenti”, tha ai.

KQZ nuk e kishte certifikua me fillim as partinë Lista Srpska, gjë që kishte tërhequr dënime nga misionet e huaja në vend.

Përpjekjet e Vetëvendosjes për të bllokuar atë për të bllokuar certifikimin e Listës Srpska për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit u cilësuan si “shkurtëpamëse dhe përçarëse” nga ambasada amerikane në vend.

“Veprime të tilla minojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, duke përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për të avancuar mundësitë për bizneset amerikane dhe të Kosovës”, kishte shkruar ambasada amerikane.

Edhe për certifikimin e kandidatëve për deputetë të Listës Srpska, në KQZ votat ishin të njëjta nga partitë politike sikurse votat për moscerfitikimin e vetë partisë.

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ kishin votuar kundër, ndërsa të partive tjera shqiptare kishin abstenuar.

Sidoqoftë, këto vendime të KQZ-së zakonisht hidhen poshtë nga PZAP e Gjykata Supreme./Express/

JU REKOMANDOJMË

Bastisen mbi 40 lokacione, dyshime për skemë kriminale me import të ujit në vend të naftës

Bastisen mbi 40 lokacione, dyshime për skemë kriminale me import të ujit në vend të naftës
01/07/2026 - 09:27

Një aksion i gjerë i udhëhequr nga Prokuroria Speciale ka nisur në orët e para të mëngjesit, në më shumë se 40 lokacione në mbarë Kosovën, pas një...

Më shumëDetails

Endrit Thaçi pjesëmarrës në ceremoninë për 250-vjetorin e pavarësisë së ShBA-së

Endrit Thaçi pjesëmarrës në ceremoninë për 250-vjetorin e pavarësisë së ShBA-së
01/07/2026 - 02:43

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit, Hashim Thaçi, ishte i pranishëm në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë me rastin e shënimit...

Më shumëDetails

Sot mot i paqëndrueshëm, priten reshje shiu e shkarkime rrufesh

Sot mot i paqëndrueshëm, priten reshje shiu e shkarkime rrufesh
01/07/2026 - 02:41

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm. Gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu,...

Më shumëDetails

Digjet një shtëpi në Vushtrri, dëmi arrin mbi 84 mijë euro – dyshohet se zjarri u shkaktua nga rryma

Digjet një shtëpi në Vushtrri, dëmi arrin mbi 84 mijë euro – dyshohet se zjarri u shkaktua nga rryma
01/07/2026 - 02:30

Një shtëpi është përfshirë nga flakët mëngjesin e së martës në fshatin Liqej të Vushtrrisë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të...

Më shumëDetails

Servwer: Kurti po sillet si kryeministër i një shteti sovran që s’pajtohet

Servwer: Kurti po sillet si kryeministër i një shteti sovran që s’pajtohet
30/06/2026 - 22:39

Profesori i Johns Hopkins University, Daniel Serwer, ka vlerësuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti po vepron ndryshe nga udhëheqësit e mëparshëm të Kosovës në raport me SHBA-të....

Më shumëDetails

Qeveria në detyrë themelon “Fondin e Konfiskimit”

Qeveria merr vendim që të jap prona publike me qira ose në shfrytëzim për ndërtimin e kapaciteteve për energji të ripërtëritshme
30/06/2026 - 22:25

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime. Në mbledhje është miratuar Raporti i Konsoliduar Vjetor për Funksionimin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vjen reagimi i Oltës pasi doli nga “BBVA”

    Olta Gixhari shfaqet e zhveshur në jaht

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Përdorimi i dronit, njësia policore me qen” – detaje se si u arrestua vr@sësi i imamit në Dragash

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Më prit se tani do të vij të vras ty edhe familjen” – Zbardhet dëshmia e Arjeta Roshajt që dyshohet se vrau 32 vjeçarin në Ferizaj

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Familjari i imamit të vrarë: Ky person e kërcënonte prej më shumë se një viti

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Deri dje nuk të ka lënë Haki Rugova në kryesi…” – Riaktivizohen përplasjet e ashpra mes taborit të Abdixhikut dhe kundërshtarëve të tij në LDK

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë