Gjendja mbi urën kryesore të lumit Ibër vazhdon të jetë stabile dhe pa ndonjë zhvillim të jashtëzakonshëm.
Ekipi i Veriu.info po vazhdon të qëndrojë pranë urës, ku pak më parë u vendosën vetura të KFOR-it dhe të Eulex-it, të cilat para pak çastesh u larguan sërish.
Aty momentalisht po vazhdojnë punimet, ku shihen punëtorë të cilët po ngjyrosin muret prej betoni.
Në fund të urës në pjesën veriore shihen veturat e karabinierëve të cilat nuk lëvizin asnjëherë nga aty.
Kurse në pjesën jugore të urës shihen pjesëtarë të KFOR-it të cilët po lëvizin në këmbë.

















