Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Liverpool nuk e ka problem Brentford, fiton dhe merre vendin e dytë

16/01/2022 - 17:37
në Sport
A A
Liverpool nuk e ka problem Brentford, fiton dhe merre vendin e dytë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Liverpool ka fituar me rezultat të pastër 3-0 kundër Brentford duke marrë pozitën e dytë në Premier Ligë. Fabinho (44), Oxlade-Chamberlain (69) dhe Minamino (77) shënuan për Liverpool. Kjo fitore e ngrit në vendin e dytë Liverpool me 11 pikë më pak se City, por që Reds ka një ndeshje më pak të zhvilluar

Liverpool nuk ka pasur problem në Anfield Road sonte në ndeshjen kundër Brentford. Që në fillim të ndeshjes, djemtë e Jurgen Klopp e kishin situatën në dorë dhe vazhdimisht bënin presion në drejtim të portës mysafire.

Trent-Arnold e pati rastin e parë në këtë ndeshje në minutën e 14-të, por goditja e tij përfundoj pak mbi portën e portierit të Brentford.

Por, rasti më i mirë për Liverpoolin do të vinte në minutën e 23-të ku Van Dijk goditi por ishte portieri Alvaro Fernandez që bëri një pritje spektakulare.

Sfida do të zhbllokohej në minutën e 44-të. Pas krosimit nga goditja e këndit e Trent-Arnold më së miri në zonë u gjend Fabinho duke shënuar golin e epërsisë për Liverpool një minutë para se të përfundonte pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Brentford do të kishte rastin e parë për të shënuar, një rast ideal ky në minutën e 59-të. Bryan Mbeumo gjeti një hapësirë në zonë, goditi por topi përfundoi shumë afër shtyllës së Alisson.

Goli i sigurisë për Liverpool do të vinte në minutën e 69-të.

Andrew Robertson depërtoi nga këndi i majtë, krosoi dhe në zonë gjeti Alex Oxlade Chamberlain që shënoi po ashtu me kokë.

Goli i tretë, i fundit në këtë ndeshje, erdhi në minutën e 77-të ku realizator do të ishte Minamino.

Tërë ky gol erdhi pas një kombinimi në mes të tij dhe Firminos e ku Firmino pasoi për të dhe japonezi gjeti golin e tretë.

Kjo fitore e ngrit Liverpool në vendin e dytë me 45 pikë, derisa Brentford mbetet në vendin e 14 me 23 pikë, 10 më shumë se zona e rrezikshme për të rënë nga Premier Liga.

JU REKOMANDOJMË

Real Madridi e monitoron Gnabryn
Sport

Real Madridi e monitoron Gnabryn

27/05/2022 - 11:56
Ndeshja mes Trepçës dhe Yllit pritet të filloj me vonesë, kjo është arsyeja
Sport

Trepça humbet edhe ndeshjen e dytë të finales ndaj Golden Eagle Ylli

26/05/2022 - 22:56
Pas triumfit në Kupë, Tahir Batatina futet në histori të futbollit kosovar
Sport

Pas triumfit në Kupë, Tahir Batatina futet në histori të futbollit kosovar

26/05/2022 - 22:44
Kupa e Kosovës mbetet në Podujevë, Llapi shpallet përsëri fitues i Kupës së Kosovës
Sport

Kupa e Kosovës mbetet në Podujevë, Llapi shpallet përsëri fitues i Kupës së Kosovës

26/05/2022 - 22:38
Legjenda e Egjiptit: Mourinho do të kthehet në Madrid dhe do të nënshkruajë me Salah
Sport

Legjenda e Egjiptit: Mourinho do të kthehet në Madrid dhe do të nënshkruajë me Salah

26/05/2022 - 21:00
Ndeshja mes Trepçës dhe Yllit pritet të filloj me vonesë, kjo është arsyeja
Sport

Ndeshja mes Trepçës dhe Yllit pritet të filloj me vonesë, kjo është arsyeja

26/05/2022 - 20:00

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prokuroria deklarohet për vrasjen e 30 vjeçarit në Pakashticë të Llapit

    Vriten babë e bir në veri të Mitrovicës pas një konflikti familjar

    512 Shpërndaje
    Shpërndaje 205 Tweet 128
  • Plas sherri në një familje kosovare: Vjehërria e gjejnë nusen me të dashurin në dhomë, burri i saj në Slloveni për punë

    332 Shpërndaje
    Shpërndaje 133 Tweet 83
  • “Zhag të shti në autobus”, një tjetër dëshmitar tregon mashtrimin nga kompania “Gmica Travel”

    294 Shpërndaje
    Shpërndaje 118 Tweet 74
  • Ky është avokati nga Mitrovica që dyshohet se u vra nga djali i tij (foto)

    163 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Ky është djali 29-vjeçar që dyshohet për vrasjen e vëllait dhe babait në Mitrovicë

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36

© 2022 Veriu.info

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete

© Veriu.info