
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka folur rreth zgjedhjeve të djeshme në veri të Kosovës.
Lladrovci në një prononcim për GazetaBlic thotë se, është ndjerë i befasuar pse dikush ka menduar e besuar se Jabllanoviqi ua plotëson kriterin themelor të zgjedhjeve, masivitetin.
“Zgjedhjet i vlerësoj se ishin pa incidente, megjithatë, ndryshe nga sa jemi mësuar t’i shohim, me pjesëmarrje të ultë, kontejnerë, mungesë e theksuar e pëlqimit dhe vullnetit politik. Sigurisht, nuk kam pritur se do të ketë sukses letra e “serbëve të ndershëm” dhe të arrihej gjithëpërfshirja kur dihet ndikimi nga Beogradi dhe strukturave tjera paralele. Jam befasuar pse dikush ka menduar e besuar se Jabllanoviqi ua plotëson kriterin themelor të zgjedhjeve, masivitetin”, tha Lladrovci.
“Pres që institucionet paralele të ushtrojnë edhe më fort ndikimin e vet, për fat të keq, pres ta marrin në ndihmë për t’i injoruar këto rezultate me termin “vetëmenaxhimin” dhe të vazhdojnë ta injorojnë Republikën e Kosovës edhe më shumë se sa po e bëjnë në Bruksel. Në vend se të flasim për njohjen e ndërsjellë, problemi ka arritur te Ibri, te ura”, tha ai për GazetaBlic.












