Lëvizja Popullore e Kosovës, iu ka dërguar letër proteste ambasadorëve të vendeve të QUINT-it, lidhur me, siç thonë ata, presionet e vazhdueshme ndaj shqiptarëve, e në anën tjetër përkrahja e Serbisë, raporton Gazeta Demos.
Këtë qëndrim, LPK-ja e ka nxjerr pas takimit të strukturave politike të saj, ku edhe kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth zhvillimeve në gadishullin ballkanik.
“Në takimin e strukturave politike të LPK-së , të shqetësuar për rrethanat gjeopolitike në gadishullin ballkanik, sidomos në relacinet shqiptaro-serbe në përgjithësi dhe Kosovë-Serbi në veqanti , LPK-ja parashtron këtë Letër Protestë. Është thellësisht shqetësuse, presioni që po ushtrohet ndaj shqiptarëve, një presion i pa drejtë, antidemokratik dhe antihistorik, në ndërkohë mbështetja dhe përkrahja që po i bëhet botës serbe. Synymet e Serbisë përmes “botës serbe” janë synyme për hegjemonizëm, ekspansionizëm, neokolonializëm ndaj shteteve ballkanike, sidomos ndaj Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e LPK-së.
Sipas tyre, bërthamën e “botës serbe” e përbëjnë nacionalizmi dhe shovenizmi serb ndaj shteteve për rreth Serbisë dhe sidomos ndaj Kosovës.
“Këto synyme kanë rezulltuar me shpërbërjen e përgjakshme të RSFJ-së , me krime të gjenocidit në Bosnjë dhe Kosovë. Mbështetja e “botës serbe” është mbështetje për Serbinë e madhe, etnikisht të pastër, mbështetje e kryeqytetit të terrorizmit ndërkombëtar. Në Beograd janë shkolluar akterët e terrorizmit ndërkombëtar: Gavrillo Principi, Iliç Ramirez-Shakalli, Sadam Hyseini, Muammar Gaddafi, Ratko Mlladiqi, Slobodan Milosheviqi etj. Çështja e relacionëve në mes Kosovës dhe Serbisë nuk është çështje hapja apo mbyllja një ure mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Është çështje e spastrimit etnik, kolonizimit dhe krimëve të gjenocidit ndaj shqiptarëve. Spastrimi etnik i 750 vendbanimëve shqiptare nga krahina e Toplicës dhe Kosanicës përbën spastrimin etnik më të t’merrshën në botë, i pasuar me spastrimin etnik të “Patkoit” 1999 dhe Mitrovicës veriore në vitin 2000”, theksohet me tutje.
Në letër, LPK thekson se me qellim për ta shkoqur Serbinë prej Rusisë bashkësia ndërkombëtare ka derdhur miliarda euro dhe po ngritin qindra fabrika.
“Në Serbi ushtrohët shtypje ndaj vëllehëve, shqiptarëve, boshnjakëve, dhe për këtë i keni mbyllur sytë, kurse ndaj Kosovës kerkoni madje që të mos hapen ura me arsyetim se po rrezikohet paqja në Ballkan. Paqja në gadishullin ballkanik nuk rrezikohet duke hapur ura, por rrezikohet nga synymet e “botës serbe”. Synymet e Beogradit për Serbinë e Madhe, duke e ndar Kosovën, është një e keqe e madhe që do ta destabilizojnë jo vetëm gadishullin ballkanik. Lëvizja Popullore e Kosovës proteston ashpër ndaj këtyre planeve, dhe kërkon që në qfardo kombinacioni për arritjen e paqës afatgjatë në Ballkan, projekti për botën serbe dhe ndarjen e Kosovës të ndërpritet”, theksohet në letër.














