Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Luftë” e brendshme në PDK, Çitaku kundërpërgjigje Musliut: Veç reformim, s’ka rrugë tjetër

27/09/2022 - 19:29
në Lajme
A A
“Luftë” e brendshme në PDK, Çitaku kundërpërgjigje Musliut: Veç reformim, s’ka rrugë tjetër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një “luftë” e brendshme duket të ketë filluar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Gjithçka nisi tre ditë më parë, kur PDK organizoi Konventën Programore të Gruas Demokratike.

Megjithatë, njëra prej deputetëve që publikisht doli kundër këtij organizimi ishte Ganimete Musliu.

Madje, kjo e fundit sot në një intervistë dhënë gazetarit të Nacionales, Muhamet Koci, tha se në partinë ku bën pjesë edhe ajo po instalohet fryma e mungesës së transparencës.

Veç kësaj, ajo paralajmëroi se në PDK tashmë ekziston një grup që synon të udhëheqë me partinë dhe t’i përjashtojë njerëz të caktuar.

“Besoj e kam bërë të qartë përmes sqarimit që e kam postuar në Facebook-un tim. Partia Demokratike, për një kohë të gjatë gjendet përballë një propagande të tmerrshme pa asnjë kriter dhe përtej kësaj pësoi një goditje të rëndë me arrestimin e ish liderëve Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli përderisa gjendeshim para zgjedhjeve nacionale dhe lokale”.

Tutje, Musliu vlerësoi se në PDK ka një grup të vogël që ka interesa të përbashkëta, e që më pas po synon të eliminojë nga partia këdo që nuk është në këtë frymë.

“Në gjithë këtë kaos, Partia Demokratike arriti të mbajë elektoratin e saj të cilët besojnë në ideologjinë dhe vizionin e partisë. Ne të gjithë mbështetëm fort lidershipin e ri të partisë, por me çdo ditë që kalon, në partinë tonë po instalohet fryma e mungesës së transparencës dhe e bashkëpunimit. Më e keqja është se po instalohet fryma e përjashtimit të një kategorie të caktuar, kjo si pasojë e zhvillimeve dhe e propagandës së cekur më lartë, por edhe si pasojë e interesave të një grupi të vogël brenda Partisë”, tha ndër tjerash ajo për Nacionalen.

Nuk shkoi shumë që nga publikimi i intervistës dhe erdhi reagimi i nënkryetares Vlora Çitaku.

Kjo e fundit tha se i tërë koncepti i konventës është miratuar në kryesinë e PDK-së pa asnjë votë kundër.

Çitaku gjithashtu pohoi faktin se nuk do të ndalen deri në reformim, duke “thumbuar” kështu drejtpërdrejt Musliun dhe kritikat e saj.

“Të gjithë folësit në Konventën për barazi dhe fuqizim të gruas brenda PDK kanë qenë ose: 1) aktiviste të reja të PDK-së, ose anëtare të Kryesisë, ose Kryesuese Komunale, ose nënkryetare komunash, ose kryetarë komunash, ose drejtore në komuna, ose deputetë, ose anëtarë të Këshillit të Drejtues të PDK-së. I tërë koncepti dhe programi i konventës është miratuar në kryesinë e PDK-së pa asnjë votë kundër.

Të gjitha deputetet e PDK-së kanë qenë pjesë e paneleve. Pjesëmarrja ose jo ka qenë zgjedhje e tyre. Por, PDK do të hapet, dhe do të sjellë brenda vetës edhe gra e burra që nuk janë sot në PDK. Sepse vetëm ashtu ecim përpara. Do të krijojmë klimë pune për secilin që na bashkangjitet. E të tillë ka plotë. Nuk do të lejojmë monopolizim. Rrugëtimin në politikë nuk e kemi të gjithë të njejtë. Disa e fillojnë shumë herët si unë, dhe rriten në politikë, disa ndërtojnë profil dhe karrierrë profesionale, e pastaj i bashkohen politikës. Asnjëra nuk është gabim. Të dyja janë të vlefshme. Nuk kemi me u ndalë. Hapje. Reformim. Jo tjetërsim. Ska rrugë tjetër”, shkroi Çitaku.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë