Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lumir Abdixhiku përfshin vetëm 6 gra në kryesi, Muharremi: Kjo mund të jetë njëra nga arsyet pse LDK ra në 13%

15/04/2026 - 11:40
në Lajme
A A
Lumir Abdixhiku përfshin vetëm 6 gra në kryesi, Muharremi: Kjo mund të jetë njëra nga arsyet pse LDK ra në 13%
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti Shenoll Muharremi ka kiritikuar ashpër përbërjen e re të kryesisë së LDK-së të emëruar nga Lumir Abdixhiku.

Ai ka thënë se vetëm 6 gra u emëruan në kryesi nga 35 anëtarë, ani pse sipas tij gratë e kanë mbajtur gjallë këtë parti periudhën e fundit, raporton Gazeta Online Veriu.info.

“Ky mund të jetë edhe një ndër gabimet strukturore të LDK-së dhe një nga arsyet e rënies në 13%.” – thekson ai.

Madje ai ka theksuar mospërfshirjen e deputetes Janina Ymerit në kryesi.

Postimi i plotë:

Doli lista e re e kryesisë së LDK-së me vetëm 17% gra

Si dihet, kryesisht gratë me aktivizëm dinamik e kanë mbajtur gjallë këtë parti periudhën e fundit. Hykmete, Jehona, Janina…

Kur e shikon këtë listë të re të kryesisë, nga 35 anëtarë të kryesisë që u publikuan, janë vetëm 6 gra. Kjo i bie rreth 17%, pra as 20% nuk janë gra. Ndërsa burra janë 83%. Diçka këtu nuk duket në rregull. Sidomos kur dihet gjithashtu që elektoralisht janë rreth 100,000 gra si votuese potenciale që nuk ndihen të përfaqësuara dhe nuk votojnë në zgjedhje.

Pra edhe nga aspekti i rezultateve konkrete por edhe politikisht dhe elektoralisht është gabim. Si munden gratë, por edhe partia, me arritë suksese kur nuk u ipet as rasti? E pastaj është gjithashtu meritokracia dhe mundësitë e barabarta si koncepte thelbësore të frymës kushtetuese të Kosovës.

Por edhe përfaqësimi rajonal dhe lokal duket se lista kishte telashe. Një kryesi shumë e fokusuar në Prishtinë. Po rajonet, qytetet dhe fshatrat e tjera të Kosovës?

Ky mund të jetë edhe një ndër gabimet strukturore të LDK-së dhe një nga arsyet e rënies në 13%.

Fenomene të tilla janë paraqitur gjithashtu edhe në listën zgjedhore të kësaj partie.

Pastaj, edhe zëri i saj më i theksuar dhe i dashur për publikun kosovar kohën e fundit, deputetja Janina Ymeri, nuk është fare në listë.

JU REKOMANDOJMË

Momenti kur protestuesit thyejnë xhamat e selisë së PS-së në Tiranë (Pamje)

Momenti kur protestuesit thyejnë xhamat e selisë së PS-së në Tiranë (Pamje)
18/10/2026 - 16:53

Është përshkallëzuar protesta në Tiranë, në ditën e gjashtë të saj. Protestuesit kanë hedhur gurë drejt selisë së Partisë Socialiste me ç’rast kanë thyer xhamat. Ndërkohë Policia ka...

Më shumëDetails

Rama bën homazhe për Idriz Rrecajn: E zhdukën fizikisht, por jo veprën dhe idealin e tij

Rama bën homazhe për Idriz Rrecajn: E zhdukën fizikisht, por jo veprën dhe idealin e tij
18/10/2026 - 16:03

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë homazhe në nderim të intelektualit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Idriz Rrecaj. Përmes një postimi, Rama ka vlerësuar kontributin dhe sakrificën...

Më shumëDetails

Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë
18/10/2026 - 15:37

Mbrëmë, Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas kosovarë, të dyshuar për kontrabandim të barnave, për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Vlera e ilaçeve dhe produkteve...

Më shumëDetails

Gjendet një person i pajetë në Tiranë

Gjendet një person i pajetë në Tiranë
18/10/2026 - 15:19

Një person i pajetë është gjetur përballë Gjykatës Civile në zonën e Lanës në Tiranë. Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe grupe e urgjencës, të cilat po e...

Më shumëDetails

Inspektorati ia ndaloi shërbimet e palicencuara dhe e gjobiti, por “Spitex Plus” vazhdon të paraqitet rrejshëm si klinikë (Dokument/Foto)

Inspektorati ia ndaloi shërbimet e palicencuara dhe e gjobiti, por “Spitex Plus” vazhdon të paraqitet rrejshëm si klinikë (Dokument/Foto)
18/10/2026 - 15:04

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të...

Më shumëDetails

Pse RENEA doli në protestën pranë Kyeministrisë? Policia e Shtetit jep detajet e fundit

Pse RENEA doli në protestën pranë Kyeministrisë? Policia e Shtetit jep detajet e fundit
18/10/2026 - 14:44

Policia e Shtetit ka njoftuar se përse RENEA ishte e pranishme mbrëmjen e djeshme pranë Kryeministrisë në Tiranë. Drejtues Albert Nushi, shefi i Sektorit të Drejtimit në Departamentin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

    Thirret protestë kundër Albin Kurtit

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Pacientja “braktiset” në Emergjencë, familjarët nuk i përgjigjen as Policisë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë