Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka deklaruar në Prime Time në Kanal10, se e mbështet qëndrimin e kryeministrit, Albin Kurti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Ai tha se personalisht mendon që marrëveshja për Asociacionin nuk duhet të zbatohet, shkruan Gazeta10.
Lushtaku ka shtuar se në kohën kur ish-kryeministri, Hashim Thaçi në kohën kur e nënshkroi Asociacionin, rrethanat politike ishin tjera.
“Asociacioni nuk duhet të bëhet. Ky është qëndrimi im. Në bazë të rrethanave të Kushtetutëes, ne kemi reflektu e kemi tregu se nuk e mbështesim një Asociacion të tillë. Asocaiconi e rrezikon shtetësinë e Kosovës. Mbi cdo parti politike, ne duhet të mendojmë për Kosovën.”, tha Lushtaku në Kanal10.












