
Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka falenderuar banorët e fshatit Qirez për përkrahjen që po i japin PDK-së, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
“Qirezi, si gjithmonë, tregoi besnikërinë dhe përkrahjen e palëkundur për Partinë Demokratike të Kosovës. Sa herë vijmë këtu, ndjemë energjinë dhe vendosmërinë e qytetarëve që e kanë mbështetur PDK-në me besim të vazhdueshëm dhe sot, më të bashkuar se kurrë, rreshtohen fuqishëm për fitoren e radhës”, shkruan Lushtaku.
Postimi i plotë:
Qirezi, si gjithmonë, tregoi besnikërinë dhe përkrahjen e palëkundur për Partinë Demokratike të Kosovës. Sa herë vijmë këtu, ndjemë energjinë dhe vendosmërinë e qytetarëve që e kanë mbështetur PDK-në me besim të vazhdueshëm dhe sot, më të bashkuar se kurrë, rreshtohen fuqishëm për fitoren e radhës.
Ky besim na jep forcë dhe përgjegjësi për të vazhduar përpara me vizionin tonë për zhvillim dhe mirëqenie, për ta bërë Kosovën ma mirë me Bedri Hamzën kryeministër.
Faleminderit Qirezit për mbështetjen aq madhështore!
#PDK131
#Mamirë
SL











