
Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për rritjen e pagave në sektorin publik,shkruan Veriu.info.
Lushtaku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se 55 euro është çmimi që kryeministri i caktoi qytetarit për zgjedhjet që po vijnë.
Postimi i plotë:
“55 euro është çmimi që kryeministri i caktoi qytetarit për zgjedhjet që po vijnë, shtoja kësaj edhe disa lëmosha të tjera.
14 miliardë euro buxhet në këto 4 vite keqqeverisje, asnjë projekt madhor, asnjë punë që mbahet mend nga ‘Albin kompjuteri.’ 😆
Albin, i mirë je për opozitë.”












