Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, ka thënë se ajo çfarë është shfaqur në DokuFest duke iu referuar zhveshjes, sipas tij është shfaqje e turpshme për publikun.
Ai shton se nuk kishte art e as modernizëm.
”Është degjenerim“, ka shkruar Lushtaku në Facebook, të dielën.
Sipas tij, kjo është pasqyra më e mirë e Qeverisë së Albin Kurtit.
”Për shkak të përmbajtjes së papërshtatshme, nuk po i shpërndaj fotografitë e Dokufestit të mbajtur në Prizren”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Ajo që u servua në Dokufest, ajo shfaqje e turpshme për publikun nuk është as art e as modernizim, është degjenerim.
Gjithë kjo, është thjeshtë pasqyra më e mirë e Qeverisë Kurti.
Për shkak të përmbajtjes së papërshtatshme, nuk po i shpërndaj fotografitë e Dokufestit të mbajtur në Prizren.











