Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lushtaku: U bë normalitet shkelja e Kushtetutës nga pushteti

10/08/2026 - 14:35
në Lajme
A A
Lushtaku tregon se përse Kurti e Limaj nuk po merren vesh
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i zgjedhur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, ka kritikuar vonesat për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se shkelja e Kushtetutës është bërë normalitet nga pushteti aktual, raporton Ekonomia Online.

Lushtaku ka thënë se në grupin parlamentar të PDK-së është diskutuar vazhdimisht për faktin se nuk është dërguar ftesa brenda 48 orëve për vazhdimin e seancës.

“Fatkeqësisht, edhe ne me shumë pa durim dhe e kemi shumë në diskutim edhe në grupin parlamentar, në komunikimet tona, pse nuk ka ardhur ftesa brenda 48 orëve që të ftohet dhe të diskutohet për konstituimin e Kuvendit. Me të vërtetë është për keqardhje kjo arogancë e pushtetit apo e mazhorancës dhe sigurisht që nuk është mirë çfarë ka ndodhur. U bë normë, u bë normalitet shkelja e Kushtetutës”, tha ai.

Ai ka theksuar se Kushtetuta është akti më i lartë juridik i shtetit dhe se qytetarët presin konstituimin e Kuvendit dhe vazhdimin e funksionimit institucional.

“Ndërsa për Kushtetutën e Kosovës, për vetë shtetin e Kosovës, sepse Kushtetuta është akti më i lartë vetëqeverisës i shtetit të Kosovës, kanë dhanë shumë mund, sakrificë, djersë, gjak që të arrijmë këtë pavarësi, këtë demokraci, këtë shtet që e kemi. Dhe nuk është mirë të neglizhohet, nuk është mirë të bëhet normalitet. Dhe kur bëhet normalitet, atëherë ai e ka këtë rrugë, nuk ka zgjedhur rrugë tjetër”, tha ai.

Lushtaku ka thënë se është për keqardhje që nuk po arrihet kompromisi politik për konstituimin e Kuvendit.

“Dhe kjo është për keqardhje sepse në fund të ditës çdo qytetar, pavarësisht bindjeve politike, e dëshiron që të ketë konstituim Kuvendi dhe të ecim tutje. Por për shkak të një arogance ku kompromisi shtetëror që e parashohin edhe në Kushtetutat evropiane shihet si pazar, ndërsa kur ata bëjnë pazare, ata i mbyllin sytë edhe i mbyllin edhe veshët, edhe i mbrojnë fatkeqësisht edhe shumë të akuzuar edhe për kur kurrgjë, siç është edhe rasti i Martin Berishajt. Prandaj është për keqardhje në çfarënë çfarë gjendje jemi, po më duket se e ka bërë Kosovën, udhëheqja e tij si “banana republikë”, tha ai.

Deputeti i PDK-së ka kundërshtuar mundësinë që çështja të dërgohet sërish në Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar këtë si absurditet.

“Është absurditet na me çu edhe njëherë në Gjyskatë Kushtetuese kur më 100 herë është dëshmuar se çdo herë ku kemi çu në Gjyskatë Kushtetuese, ata kanë dalë të lagur apo të abuzuar me Kushtetutën. Dhe e dimë se mbi 20 raste, rreth 20 raste më mirë të thejmi, janë që kanë shkelur dhe është vërtetuar që e kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës. A nuk është mjaft kjo? Besoj që është mjaft dhe besoj që më nuk ka rrugë vetëm institucionale, e vetmja rrugë do të jetë edhe rruga”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Deputeti i LVV-së: S’ka dobi të konstituohet Kuvendi pa marrëveshje për Presidentin, çdo ditë që kalon pastaj e di që je afër zgjedhjeve

Rrustemi i VV-së i reagon Tahirit: Kosova ka nevojë për front kundër Serbisë, e jo kundër kryeministrit
10/08/2026 - 15:11

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi thotë se “nuk ka dobi” të konstituohet Kuvendi, pa një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit. Ai tha në Kosova Live në T7...

Më shumëDetails

Vuçiq pas deklaratës së Zelenskyyt: S’kanë pasur shqiptarët goditje më të madhe në këto 14-15 vjetët e fundit

Vuçiq pas deklaratës së Zelenskyyt: S’kanë pasur shqiptarët goditje më të madhe në këto 14-15 vjetët e fundit
10/08/2026 - 15:00

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili tashmë ka paralajmëruar dorëheqjen nga ky post, ndërsa zgjedhjet atje pritet të mbahen në vjeshtë, po e feston deklaratën e Zelenskyyt...

Më shumëDetails

Berisha: Duhet të reagojmë, shteti po shpërbëhet para syve tanë

Beka përfshihet në debat: Njëmend hamë pleskavica, por pajdhaqe jo – bre Zoti ju marroftë
10/08/2026 - 14:50

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Bekë Berisha, ka bërë thirrje për mobilizim politik dhe qytetar, duke shprehur shqetësimin e tij për situatën aktuale në vend. Berisha ka thënë...

Më shumëDetails

Armend Muja konfirmon analizat e AUV për Qumështin Vita: Po, është e vërtetë – në një mostër s’është gjetur as vaj palme, as qumësht pluhur

Armend Muja konfirmon analizat e AUV për Qumështin Vita: Po, është e vërtetë – në një mostër s’është gjetur as vaj palme, as qumësht pluhur
10/08/2026 - 14:20

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, e ka pranuar se në qumështin “Vita” nuk është gjetur vaj palme. Në një konferencë për media, ai ka ekspozuar disa...

Më shumëDetails

Cakolli: Shkelja e afateve po normalizohet, të paktën 10 deputetë duhet ta dërgojnë çështjen në Kushtetuese

Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde
10/08/2026 - 14:06

Eugen Cakolli nga IKD ka reaguar lidhur me situatën e krijuar rreth konstituimit të Kuvendit, duke thënë se përveç afatit 30-ditor, tashmë po shpërfillet edhe afati 48-orësh i...

Më shumëDetails

Haxhiu: Kush konsideron se është shkelur Kushtetuta, le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Haxhiu: Kush konsideron se është shkelur Kushtetuta, le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
10/08/2026 - 13:21

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje për marrëveshje politike ndërmjet partive, me qëllim shmangien e tensioneve dhe zgjedhjeve të parakohshme. Haxhiu ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Të shtëna me armë në qendër të Mitrovicës, e konfirmon Policia

    Të shtëna me armë në qendër të Mitrovicës, e konfirmon Policia

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dorëzohet Elvis Hoxha për dezinformatën me Time Kadriajn: Shpërndava para pak orësh një info të rremë dhe për këtë kërkoj falje

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Islami: Paralajmërimet e Vuçiqit për devijimin e ujit nga Ujmani janë teknikisht të parealizueshme

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Shkuan në Bajgorë, kur u kthyen shtëpinë e gjetën të thyer – hajnat marrin ari e para në vlerë 10 mijë euro

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Bajraktari: Tri alternativa për zhbllokimin e ngërçit në Kuvend

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë