Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

LVV: Gjendja në veri ka ndryshuar, të tjerët e shfrytëzuan për përfitime

02/07/2022 - 20:55
në Kryesore, Lajme
A A
LVV: Gjendja në veri ka ndryshuar, të tjerët e shfrytëzuan për përfitime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se e ka ndryshuar gjendjen në veri të Kosovës, për një vit e gjysmë qeverisje.

Partia në pushtet ka akuzuar ish-pushtetarët se e kanë shfrytëzuar këtë territor për të siguruar të ardhura për vete e për t’ia mundësuar Serbisë kolonizimin

“Po integrohet veriu na thoshin politkanët tanë që kishin filluar të investojnë në kriptovaluta, ndërkohë që Serbia po vazhdonte kolonizimin duke ndërtuar lagje të tëra si Lugina e Diellit. Po integrohet veriu na thoshin, gjersa ne ua paguanim qindra miliona euro energji elektrike që ata të hapin rrugë të reja të kontrabandës e t’i shtojnë pajisjet për kriptovaluta. 20 vjet zgjati kjo gjendje. Sa herë thuhej integrim bëhej ndonjë ndarje e mëtejmë. Dikur madje thanë se veriu nuk vyen gjë, duhet ta japim se është dhuratë e Rankoviqit. Ky është pra veriu që na e kanë lënë PDK, LDK, AAK: territor që atyre ju sjell të ardhura e Serbisë mundësi të reja kolonizimi”, thuhet në një video që Vetëvendosje e ka publikuar të shtunën në Facebook.

Vetëvendosje ka thënë se për një vit e gjysmë qeverisje në veri “gjendja ka filluar të ndryshojë drastikisht”.

“Me vetëm një vit e gjysmë qeverisje të kryeministrit Kurti, referendumi i Serbisë nuk u lejua të mbahej. Zgjedhjet e Serbisë, që për 20 vjet u mbajtën pa pengesë, nuk u lejuan. Energjia elektrike që për 20 vjet nuk u pagua, tash e tutje do të paguhet. Aty ku më parë policia shkonte vetëm me helikopter, u ndërtuan tri stacione të reja policore. Mallrat e padoganuara u konfiskuan. Rrugët e kontrabandës u mbyllën. Qendrat e kriptovalutave u mbyllën. Laboratorët e prodhimit të drogave u mbyllën. U vendos rend dhe ligj si në asnjë pjesë tjetër të Republikës së Kosovës”

Sipas Vetëvendosjes, “e gjithë kjo ka qenë përherë e mundshme, por nuk është bërë asnjëherë”.

“Sepse gjithmonë kur është folur për Mitrovicën, gjithnjë është folur për ndarjen ose ‘Zajednicën’. Po nuk mund të kishte tema të tjera nga këta bashkëpunues të Listës Serbe e të Radojiçiqit, që bashkë me Serbinë, kanë përfituar nga mungesa e sundimit të ligjit në atë pjesë. Ndryshimi i gjendjes në veri tash është i qartë”, thuhet në fund.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë