Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Ma mbylli derën e klasës dhe mu afrua…”/ Dëshmia e 13-vjeçares që po dyshohet se u sulmua nga arsimtari 64-vjeçar në Pejë

24/06/2022 - 08:20
në Kryesore, Lajme
A A
“Ma mbylli derën e klasës dhe mu afrua…”/ Dëshmia e 13-vjeçares që po dyshohet se u sulmua nga arsimtari 64-vjeçar në Pejë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Abuzimet dhe sulmet seksuale ndaj nxënëseve në shkolla, janë fenomene mjaft të pranishme dhe shumë shqetësuese në Kosovë. Për një rast të tillë, Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet pas denoncimit të prindërve të një 13-vjeçareje, nxënëse në shkollën fillore “Lidhja e Pejës” në fshatin Novosellë të Pejë, të cilët po pretendojnë se mësimdhënësi i saj, Adem Mustafaj, 64-vjeçar ua ka sulmuar seksualisht vajzën. Arsimtari është arrestuar dhe ndodhet nën masën e ndalimit, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit tashmë kanë nisur.

Mësohet se deri më tani përveç viktimës dhe prindërve të saj, janë intervistuar edhe disa dëshmitarë, të cilët kanë dhënë deklarata se çfarë dihet për ngjarjen që po dyshohet se ndodhi brenda hapësirave të shkollës.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë dhënë detaje nga dëshmia e nxënëses, që e dha para hetuesve policorë, ku e ka përshkruar se si sipas saj arsimtari e sulmoi seksualisht në në klasë.

E mitura, e cila është intervistuar në prani të prindërve, ka rrëfyer në Polici se gjithçka nisi kur arsimtari Mustafaj nuk e lejoi të dilte nga klasa, duke e kapur për dore, me ç’rast ia mbyll edhe derën e klasës. Në ato momente, arsimtari ia ka vendosur duart në fytyrë, duke iu afruar aq shumë, sa sipas saj ka pasur për qëllim që ta puth me zor.

Vajza ka dhënë edhe informacione të tjera para Prokurorit për të mitur, por derisa të merren veprimet e tjera hetimore edhe nga Prokuroria, Sinjali nuk do të publikojë më shumë detaje.

Ajo që dihet deri më tani është se arsimtari i Biologjisë, i cili është në prag të pensionit, është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ngarkohet me veprën penale “sulm seksual”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

“Open Balkan” mollë sherri për shqiptarët
Lajme

Kurti: “Ballkani i Hapur” s’do të ketë sukses, nuk krahasohet kurrë Tirana me Beogradin e as Rama me Vuçiqin

27/06/2022 - 23:00
Në Pejë 17-vjeçari e detyroi vajzën 12-vjeçen të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, Nëna e raporton në Polici
Lajme

Në Pejë 17-vjeçari e detyroi vajzën 12-vjeçen të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, Nëna e raporton në Polici

27/06/2022 - 22:37
Varhelyi tregon arsyen e vonesës së liberalizimit të vizave për Kosovën
Lajme

Varhelyi tregon arsyen e vonesës së liberalizimit të vizave për Kosovën

27/06/2022 - 22:04
Kurti shumë i vendosur, ja çka paralajmëron nëse ka referendum ilegal të Serbisë brenda Kosovës
Kryesore

Kurti i numëron marrëveshjet e mira të dialogut me Serbinë

27/06/2022 - 21:48
Incidenti në Kuvend/ Dy deputetët e Aleancës në krah të deputetit të VMRO
Lajme

Incidenti në Kuvend/ Dy deputetët e Aleancës në krah të deputetit të VMRO

27/06/2022 - 21:37
Pranoi mijëra euro ryshfet nga bizneset, vihet në pranga zyrtari i ministrisë
Lajme

Ky është 61-vjeçari i arrestuar në Pejë, dyshohet se kreu krime lufte në fshatin Ozdrim ku u vranë 9 civilë dhe u zhdukën 5 të tjerë

27/06/2022 - 20:38

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ngjarja e rëndë për familjen Berisha në Prishtinë, ky është i riu që u gjet pa shenja jete në banjon e shtëpisë

    Ngjarja e rëndë për familjen Berisha në Prishtinë, ky është i riu që u gjet pa shenja jete në banjon e shtëpisë

    343 Shpërndaje
    Shpërndaje 137 Tweet 86
  • “Qe kjo qika tradhtare” – Burri nga Prizreni publikoi video në YouTube duke kryer marrëdhënie me ish-gruan, por e keqja i ndodhi në fund 

    262 Shpërndaje
    Shpërndaje 105 Tweet 66
  • Ministri Murati merr një vendim për pensionistët

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Lajm i keq: Shtrenjtohet sërish buka në Kosovë, bëhet 60 cent

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Skandaloze/ Polici nga Gjakova arsyeton sulmin seksual: Hajt se nuk ja ka hekë naj copë, nuk është ba nami

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31

© 2022 Veriu.info

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete

© Veriu.info