Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Macron i dërgoi mesazh të fortë Kurtit”| Escobar dhe zyrtari i BE-së flasin për “Financial Times”

07/05/2023 - 13:21
në Kryesore, Lajme
A A
“Macron i dërgoi mesazh të fortë Kurtit”| Escobar dhe zyrtari i BE-së flasin për “Financial Times”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Emisari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, në një përgjigje për gazetën britanike “Financial Times“, tha se Marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e detyrueshme për Kosovën dhe Serbinë dhe se SHBA-të, së bashku me Bashkimin Evropian, janë plotësisht të përkushtuara për të arritur një kompromis.

Kështu tha diplomati amerikan kur është pyetur nga “Financial Times” nëse është zbehur e ardhmja e Marrëveshjes së Ohrit pas takimit të fundit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, më 2 maj, ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të lehtësuar nga BE-ja.

“Ka kaluar vetëm një muaj dhe tani po diskutojmë zbatimin”, tha Escobar. “Kemi pasur një nivel të vogël të progresit… BE-ja duhet të vazhdojë… për të bashkuar të dy palët dhe për të filluar kërkimin e zgjidhjeve të kompromisit”.

Marrëveshja e Ohrit kërkon nga palët, ndër të tjera, që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Gjithashtu, marrëveshja e arritur më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut përcakton që Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Megjithatë, ende nuk është arritur asnjë efekt në praktikë.

Një zyrtar i BE-së, në një përgjigje të shkurtë për gazetën britanike lidhur me procesin e dialogut, në kushte anonimiteti ka thënë se nga gushti i vitit të kaluar e deri në janar të këtij viti “ne ushtruam presion mbi të dyja palët në mënyrë të barabartë, masë për masë, pikë për pikë”, shkruan AlbanianPost.

“Çdo palë mori pak dhe dhuroi pak. Ne po përpiqeshim të kënaqnim secilën palë”, tha zyrtari evropian, ndërsa tregoi se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë “ofensivës diplomatike” të janarit, ia kishte dhënë një mesazh të fortë kreut të ekzekutivit kosovar.

“Macron në një moment i dha një mesazh të fortë Kurtit: ju duhet ta bëni këtë një prioritet nëse doni që gjërat të përparojnë. Ai gjithashtu i tha atij se Kosova nuk mund të vazhdojë të kthehet prapa apo të ndryshojë pozicionet e saj”, tregoi ai.

Nga BE-ja kanë thënë se hapi i parë drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është bërë me paraqitjen e draft-statutit të këtij mekanizmi në takimin e 2 majit, edhe pse palët kanë shprehur qëndrime shumë të kundërta në lidhje me atë dokument.

Kryeministri Kurti deklaroi se ky dokument është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, ndërsa presidenti Vuçiç kritikoi Kurtin që nuk po e zbaton “obligimin e dhjetë vjetëve më parë” dhe vazhdoi me pretendimin se ky mekanizëm është “kusht mbi të gjitha kushtet”.

Qeveria e Kosovës në ndërkohë publikoi edhe draft-dokumentin me vizionin e kryeministrit Kurti për zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjese Bazë për normalizmin e marrëdhënieve me Serbinë, me të cilën parashihet një “nivel i përshatshëm i vetëmenaxhimit/vetëqeverisjes” për komunitetin serb në Kosovë.

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe vlerësohet të jetë një mekanizëm i madh për serbët – pas votës së kualifikuar, që për çështjet që prekin interesat e tyre, është një lloj vetoje – porse, atë po e kërkon një “palë e tretë” nën kontrollin e tij, me idenë e interferimit në një sistem të brendshëm kushtetues.

Ndërkaq, autoritetet kosovare kanë frikë jo për atë që sot paraqet legalisht ky instrument, mirëpo për faktin se çfarë ai mund të paraqesë në të ardhmen, gjatë implementimit praktik, me theks të veçantë krijimin e një modeli të ri të Republikës Serbe – entiteti serb në Bosnjë dhe Hercegovinë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë