Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Macron potencon nevojën e normalizimit Kosovë-Serbi, thotë se Rama është zë i çmuar për këtë çështje

12/04/2024 - 16:36
në Kryesore, Lajme
A A
Macron potencon nevojën e normalizimit Kosovë-Serbi, thotë se Rama është zë i çmuar për këtë çështje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se në të gjitha çështjet rajonale është i nevojshëm normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

Ai këto komente i bëri në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama. Macron përmendi edhe rolin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare dhe në rajon, duke e konsideruar “një zë të fortë”.

Macron përmendi edhe Samitin Ukrainë-Europa Juglindore që u mbajt në Tiranë më 27 shkurt, ku i pranishëm ishte edhe presidenti Volodymyr Zelensky.

“Bëhet fjalë për të vepruar për bashkimin e Europës për ta bërë më të fortë dhe sovrane përballë kërcënimeve dhe sfidave të përbashkëta. Që prej mbajtjes së Konferencës së Parë ndërqeveritare, Shqipëria ka vijuar rrugën europian me vendosmëri. Ju keni mbështetjen tonë për tju shoqëruar në këtë rrugë që negociatat të ecin sa më shpejt. Jemi të impresionuar nga tërësia e reformave dhe kapaciteteve për të përparuar. Dua të përshëndes edhe zërin e fortë të Shqipërisë në rajon dhe skenën ndërkombëtare. Kështu ndodhi gjatë dy viteve të fundit në Këshillin e Sigurisë të OKB. Së fundmi ju pritët në Tiranë një samit Rajonal ku pritët edhe Presidentin Zelensky. Në të gjitha çështjet rajonale është i nevojshëm normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës dhe zëri juaj është i çmuar”, u shpreh Macron.

Kreu i qeverisë shqiptare falënderoi Macron për faktin që procesi i integrimit u shoqërua me një proces përafrimi dhe rezultatet, siç theksoi Rama, janë sot të dukshme.

Kryeministri përmendi edhe Planin e Ri të Rritjes si një hap që, sipas tij, forcon edhe më shumë Europën.

“Dua të të falënderoj për dy gjëra, së pari për vendosmërinë me të cilën e ke nxitur e ke shtyrë këtë valë të re të afrimit ndërmjet vendeve të BP dhe BE duke vënë në tryezë nevojën për ta shoqëruar këtë proces integrimi me një proces përafrimi, përtej rrugëve burokratike të çdo vendi. Jemi sot dëshmitarë të rezultateve për Shqipërinë dhe Ballkanit. Plani i ri i rritjes është diçka që shkon në këtë drejtim, një Europë e fortë e bashkuar. Jemi pro francezë sepse mendoj se të jesh pro francez do të thotë të jesh etaloni i qenies pro europian”,deklraoi Rama./RTK/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë