Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Maliqi: Kurti po synon kontroll mbi institucionet kyçe, zero interes për konsensus rreth presidentit

15/04/2026 - 08:55
në Lajme
A A
Maliqi: Kurti po synon kontroll mbi institucionet kyçe, zero interes për konsensus rreth presidentit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Politologu Agon Maliqi ka reaguar përmes një statusi në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke kritikuar qasjen e qeverisë ndaj proceseve institucionale dhe zgjedhjes së presidentit.
Sipas tij, kryeministri Albin Kurti “i ka prioritetet shumë të qarta”, duke pretenduar se koha në dispozicion për zgjedhjen e presidentit nuk po shfrytëzohet për arritjen e konsensusit politik.

“I gjithë muaji të cilin e ka në dispozicion për t’u zgjedhur presidenti […] po kalohet duke e pasur si prioritet sigurimin e kontrollit mbi institucionet e pavarura që janë kyçe për demokracinë”, ka shkruar Maliqi.

Ai përmend një sërë institucionesh që, sipas tij, janë aktualisht në procese përzgjedhjeje të drejtuesve, përfshirë Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Radio Televizioni i Kosovës e Komisioni i Pavarur i Mediave

“Të gjitha janë çuditërisht në proces të përzgjedhjes së drejtuesve nga një shumicë përndryshe e karakterizuar nga dembelia për punë serioze”, thekson ai.

Sipas Maliqit, konfigurimi aktual institucional – me shumicën parlamentare dhe ushtruesin e detyrës së presidentit – i jep mundësi qeverisë që të shmangë konsensusin me opozitën.

“Kurti qartazi nuk ka pasur interesim për konsensus me opozitën për presidentin”, shkruan ai.

Ai paralajmëron se kontrolli mbi këto institucione mund të ndikojë edhe në proceset e ardhshme politike.

“Me këto institucione së shpejti nën kontroll, edhe Presidenti, edhe zgjedhjet e reja bëhen më pak problematike”, vlerëson Maliqi.

Në fund, ai e krahason këtë qasje me modele të njohura politike në rajon dhe më gjerë.

“Skenar i parë dhe përjetuar në të gjithë Ballkanin dhe që përfundon dikur me fatin e Viktor Orbán”, përfundon ai.

 

 

JU REKOMANDOJMË

Financial Times: Iran përdori një satelit spiun kinez për të goditur bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Financial Times: Iran përdori një satelit spiun kinez për të goditur bazat amerikane në Lindjen e Mesme
15/04/2026 - 09:50

Irani përdori fshehurazi një satelit spiun kinez që i dha Republikës Islamike një aftësi të re për të synuar bazat ushtarake amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme...

Më shumëDetails

Sanchez: Marrëdhënie të forta me Kinën në interes të Evropës

Sanchez: Marrëdhënie të forta me Kinën në interes të Evropës
15/04/2026 - 09:37

Spanja ka qenë një nga zërat më të fortë në Evropë që ka kërkuar zgjerimin e tregtisë me Kinën dhe trajtimin e saj si një aleate strategjike, në...

Më shumëDetails

Trump: Lufta në Iran pothuajse ka mbaruar, e konsideroj shumë afër përfundimit

Trump: Lufta në Iran pothuajse ka mbaruar, e konsideroj shumë afër përfundimit
15/04/2026 - 09:19

Në një intervistë me Fox News, presidenti amerikan Donald Trump diskutoi sulmet e SHBA-së kundër Iranit dhe përparimin e negociatave të paqes.Trump, i cili përdorte vazhdimisht shprehje në...

Më shumëDetails

Në vitin 1993, mbi 40 policë serbë bastisën shtëpinë e Kadri Veselit, kështu raportohej për rastin

Në vitin 1993, mbi 40 policë serbë bastisën shtëpinë e Kadri Veselit, kështu raportohej për rastin
15/04/2026 - 09:13

Familjet me bagazh patriotik vazhdimisht ishin përndjekur nga regjimi i Millosheviqit. Njëra nga to është edhe familja e Kadri Veselit, e cila ishte bastisur dhe torturuar disa herë...

Më shumëDetails

Zgjedhja e Presidentit, Konjufca: Varet nga vullneti i opozitës, LVV s’insiston për emrin e saj

Zgjedhja e Presidentit, Konjufca: Varet nga vullneti i opozitës, LVV s’insiston për emrin e saj
15/04/2026 - 09:03

Zv/kryeministri i parë, njëkohësisht edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, tregoi që negociatat për zgjedhjen e Presidentit po vijojnë dhe zgjidhja, sipas tij, do të varet...

Më shumëDetails

Trump: Bota do të shkatërrohej pa mua

Trump: ShBA-ja dhe Irani mund të zhvillojnë bisedime brenda dy ditëve të ardhshme
15/04/2026 - 08:33

Jonathan Karl, korrespondent i ABC News në Washington, postoi në X një pjesë nga intervista me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Trump tha se nuk po e shqyrtonte...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshohet për heqja e pajisjeve mbrojtëse, ky është Ngadhnjim Emerllahu që u arrestua për rastin e vdekjes së punëtorit 59 vjeçar në Ferizaj

    Dyshohet për heqja e pajisjeve mbrojtëse, ky është Ngadhnjim Emerllahu që u arrestua për rastin e vdekjes së punëtorit 59 vjeçar në Ferizaj

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • EKSKLUZIVE: Ky është serbi i arrestuar në Leposaviq për krime lufte (Foto)

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ministria e Kusari Lila nënshkruan kontratë rreth 1 milion euro për parkun industrial në Mitrovicë me kompanitë R & Rukolli, Eteam dhe Begisholli

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Kur flas unë, ti ndalesh”, Musliu largohet nga komisioni pas përplasje me Kryeziun e VV’së

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Skandal: Albi Market ofron zbritje në pije me afat të skaduar (Foto)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë