Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, e ka cilësuar si shumë të saktë deklaratën e dhënë një ditë më parë nga kryeparlamentari Konujufca ku i njëjti ka deklaruar se “Kosova ta bëjë Asociacionin e vitit 2013 dhe ta fitojë njohjen de facto
Maliqi tha se në rrethat e tanishme ky është “deal-i’ më i mirë i mundshëm.
Ai tutje tha se në gjithë këtë çështje ka një problem duke dhënë dhe një shpjegim.
“Mbeten shumë pyetje: pse në rrugën drejt këtij “deal-i” u hap një front konfrontimi dhe u vendos të futeshim në negociata jo me Serbinë, por me SHBA-të, të cilat cila u ofruan si garantuese të këtij “deal-i” të mirë (kujto letrën e Chollet dhe Escobar)? Çfarë u mendua se do të fitohej me qasjen ndaj veriut që binte ndesh me interesat e NATO-s, e që tash po na kthehet bumerang? Kush brenda VV i fryu dhe po i fryn mosbesimit në aktorët e vetëm që mund ta zbatojnë këtë deal të mirë? Kjo kontadiktë duhet zgjidhur, sepse të thuash se diçka është e mirë dhe të punosh kundër saj nuk shkon” tha Maliqi.
Reagimi i plotë:













