Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Maliqi: Serbia mbetet gogoli i pushtetit për frikësimin e elektoratit dhe trajtimin e kritikës si antishtet

04/12/2025 - 14:05
në Lajme
A A
Maliqi bën dallimin në krahasimin Kosovë-Ukrainë, tregon se cila është beteja e sotme e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti politik, Agon Maliqi, tha se ndikimi i Serbisë në Kosovë prej vitit 1999 ka qenë i ekzagjeruar dhe se Kosova pas këtij viti është larguar prej Serbisë me “shpejtësi të dritës’ me disa varësi ekonomike.

Maliqi tha se ndikimi i Serbisë në vend ka qenë margjinal dhe jo përcaktues për zhvillimet dhe se ka qenë kërcënues dhe herë pas here i suksesshëm me sabotime, por kryesisht nën kontroll të NATO-s dhe të shërbimeve të sigurisë.

“Pas vitit 1999 Kosova është larguar prej Serbisë me shpejtësi të dritës, përveç disa varësive ekonomike të trashëguara dhe që filluan të adresohen gradualisht nga qeveritë e kaluara me ndërtim të infrastrukturës së re lidhëse (rrugëve, transmisionit, etj) me vendet e tjera të rajonit, por jo edhe me kapacitete të reja prodhuese energjetike (për këtë dikush duhet të përgjigjet)”.

Problemi, thotë Maliqi, është se ideologët të cilëve u ka penguar ndikimi i NATO-s dhe “që e kanë përjetuar këtë situatë si pushtim të ri, nuk kanë pasur guxim ta thonë këtë gjë publikisht, por e kanë barazuar agjendën perëndimore me atë të Serbisë, sepse kështu depërtohet më lehtë te masat e traumatizuara”.

Prandaj, thotë Maliqi, Serbia vazhdon të mbesë “gogoli” i pushtetit për të frikësuar elektoratin dhe që kritikën ta shfaqë si antishtet.

“Jo më kot shënjestër kryesore e sulmeve dhe etiketimeve si agjentë të Serbisë kanë qenë njerëzit që janë angazhuar me zell më të madh për integrim në NATO dhe BE. Serbia ka synime agresive dhe jomiqësore ndaj të cilave kërkohet vigjilencë, por ajo para së gjithash ka qenë dhe mbetet gogoli i domosdoshëm i pushtetit për frikësimin e elektoratit, për disciplinimin dhe trajtimin e kritikës si anti-shtet. Ndikimin më të madh në Kosovë Serbia e ushtron pa bërë asgjë, por thjesht duke jetuar pa qira në mendjen e pushtetarëve tanë dhe duke projektuar fuqi përmes retorikës së tyre”.

JU REKOMANDOJMË

Nënkryetari Nura: Çdo atmosferë shtetrrethimi në Skenderaj zgjon kujtime që ky vend i ka paguar shtrenjtë

Nënkryetari Nura: Çdo atmosferë shtetrrethimi në Skenderaj zgjon kujtime që ky vend i ka paguar shtrenjtë
15/05/2026 - 00:44

Pas raportimeve se sonte është blinduar Skenderaj nga Njësi Speciale të Policisë dhe se kanë ndodhur bastisje që kanë të bëjnë me incidentin fizik të ndodhur gjatë ditës,...

Më shumëDetails

Ganimete Musliu: Albin mos nxit dhunë, tërhiqi forcat speciale nga Skenderaj

Ganimete Musliu: Albin mos nxit dhunë, tërhiqi forcat speciale nga Skenderaj
15/05/2026 - 00:26

Njësia Speciale gjendet në Skenderaj, pas incidentit të sotëm ku ishte i përfshirë kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku. Ganimete Musliu nga PDK-ja ka thënë se përdorimi i institucioneve...

Më shumëDetails

Incidenti në Skënderaj, raportohet se të arrestuarit janë zëdhënësi i Komunës se Skenderajt dhe shoferi i Nënkryetarit Nura

Incidenti në Skënderaj, raportohet se të arrestuarit janë zëdhënësi i Komunës se Skenderajt dhe shoferi i Nënkryetarit Nura
15/05/2026 - 00:21

Njësia Speciale gjendet në Skenderaj, pas incidentit të sotëm ku ishte i përfshirë kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku. Burime të Portalit Magazina.com bëjnë të ditur se është arrestuar...

Më shumëDetails

Njësia Speciale bastis shtëpinë e zëdhënësit të komunës në Skenderaj dhe të disa personave tjerë

Njësia Speciale bastis shtëpinë e zëdhënësit të komunës në Skenderaj dhe të disa personave tjerë
15/05/2026 - 00:13

Njësia Speciale i ka ndaluar disa persona, përfshirë edhe zëdhënësin e komunës së Skënderajt, Amir Lushtaku. Sipas burimeve të Klan Kosovës, në këtë rast janë kryer bastisje edhe...

Më shumëDetails

Osmani: Kam punuar 5 vite me VV-në, asnjë sulm, asnjë propagandë nuk bëhet pa urdhrin e Kurtit

Maliqi: Që kur Kurti dhe Osmani kanë ardh në pushtet, marëdhëniet me Amerikën nuk janë të mira, skandal!
14/05/2026 - 23:04

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur me tone të ashpra kundër ish-partnerit të saj qeverisës, Albin Kurtit. Osmani ka thënë se të gjitha sulmet, linçimet dhe propaganda...

Më shumëDetails

Mërgim Lushtaku: Babit nuk i ka ardhur asnjë ftesë për intervistim nga Prokuroria!

Mërgim Lushtaku: Babit nuk i ka ardhur asnjë ftesë për intervistim nga Prokuroria!
14/05/2026 - 22:55

Mërgim Lushtaku, ish-deputet i PDK-së, djali i Sami Lushtakut, ka deklaruar në Pressing se babai i tij nuk ka pranuar asnjë ftesë për intervistim nga Prokuroria lidhur me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kanosi brenda gjykatës prokurorin Muharrem Prekazi, ndalohet për 48 orë Avdullah Gërbeshi

    Kanosi brenda gjykatës prokurorin Muharrem Prekazi, ndalohet për 48 orë Avdullah Gërbeshi

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • U tha se ishte prezent në sulmin ndaj Hysni Mehanit, reagon Arjeta Fejza

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Prej 1500 eurove tash paguj 8000”, përgjigja e Pandurit e lë pa koment Kojufcën kur e kritikoi për shpenzimet e rrymës

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ymeri parashikon lëkundje në skenën politike: Njëra forcë në rënie, tjetra drejt ngritjes

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ky është 25 vjeçari i njohur me nofkën ‘Plaku’, që u plagos sonte në Prishtinë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë