Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Manaj i LDK-së mesazh për ata që publikuan bisedat e “Viberit”

02/04/2025 - 14:34
në Lajme
A A
Manaj i LDK-së mesazh për ata që publikuan bisedat e “Viberit”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tani nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Shkëmb Manaj ka dërguar mesazhe për ata që kanë publikuar bisedat në grupin e “Viberit”, teksa e ka quajtur të ulët veprimin e tyre.

Ditë më parë ishte publikuar komunikimi i Manajt në WhatsApp, në të cilin akuzonte bashkëpartiakët se ia kanë vjedhur mandatin e deputetit.

Ai ka insistuar se komunikimet i ka bërë brenda strukturave të LDK-së dhe se asnjëherë nuk ka dalë publikisht.

“Fillimisht e kam njoftuar Kryetarin e LDK-së! Pastaj, në grupin e Kryesisë kam reaguar i fundit, edhepse veç unë kam qenë në atë grup që e kam humbur mandatin e fituar nga ky proces i votave me postë. Kështu jam i edukuar unë, që ta ruaj shtëpinë time politike, edhe atëherë, kur me merret një e drejtë e fituar”, ka thënë Manaj në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se çështjet që kanë elmente penale, duhet të dërgohen në institucionet e drejtësisë dhe të hetohen deri në fund.

“Jam sjellur kështu, sepse kam vlerësuar dhe vlerësoj që ne në LDK kemi kapacitete që defektet t’i trajtojmë dhe eliminojmë brenda për brenda organizimit tonë politik, për aq sa janë procese politike dhe strukturore. Kur ato kanë elemente penale, institucionet e drejtësisë, duhet t’i trajtojnë dhe duhet t’i hetojnë deri në pikën e fundit! Sepse LDK nuk duron individë me shkelje penale brenda saj dhe se ne duhet të jemi në funksion të plotë të institucioneve të drejtësisë”, ka thënë Manaj më tej në këtë postim.

Ai ka thënë se publikimi i komunikimit është pjesë e një fushate të disa individëve që dëshirojnë të bëjnë kauza politike duke goditur LDK-në.

“Mënyra se si ka dal komunikimi ynë i brendshëm në publik, është i ultë. Ajo është pjesë e një fushate të individëve që çështjet e tilla të debatit të brendshëm, dëshirojnë t’i bëjnë kauza politike për ta goditur shtëpinë tonë politike, në kohën kur ajo ka filluar të ringritet! Gjithashtu për ta dobësuar pozicionin e LDK-së në raport me marrëveshjet eventuale për bashkëqeverisjes dhe për të tentuar të shantazhojnë LDK-në, por kanë harruar se sot dhe asnjëherë LDK nuk mund të shantazhohet. Sot, ne duhet të jemi të përbashkuar për shumë arsye dhe për procesin e radhës zgjedhor, të zgjedhjeve lokale”, ka porositur Manaj.

Sipas tij, si rrjedhojë e të gjitha këtyre dhe “qëndrimit tim parimorë, unë këto ditë kam qenë pre e plotë goditjeve të orekstruara të brendshme dhe të jashtme. Por, unë jam këtu për të qëndruar ashtu siç e kam edhe emrin, Shkëmb! Thanë se me është mbyllur goja për pozicionin e nënkryetarit të Kryeqytetit. Ju them, se asnjë lidhje ky pozicion nuk e ka me këtë proces dhe për këtë janë në dijeni udhëheqësia e LDK-së dhe Kryetari i Kryeqytetit. Me është kërkuar nga ta që marr këtë përgjegjësi për shkak të angazhimit tim tash e mbi tri vite në Kryeqytet, me qëllim të ruajtjës së vazhdimësisë të proceseve, tash në fund të këtij mandati të parë qeverisës në Prishtinë. Ata që me njohin, e dijnë fare mirë se unë nuk bëjë pazare në politikë, prandaj asnjëherë askush nuk ka mundur dhe nuk mundet të ma mbyll gojën mua”.

“Tash jam shumë i qetë dhe jam shumë i lumtur që ata që kanë menduar dhe kanë dashur ta godasin LDK-në dhe lidershipin e saj përmes meje, kanë dështuar. Unë jam aq i pjekur politikisht, që ta kuptoj fare lehtë këtë pozicion. Prandaj, dezinformojnë. Por, unë nuk ju kam faj atyre që ju ka humbur rruga në oborr”, ka thënë Manaj.

“LDK ka nevoj për reforma përmbajtësore dhe për unitet funksional. LDK është me e madhe se secili prej nesh! Unë jam këtu, pavarësisht sfidave, sepse asnjëherë nuk kam pasur dhe nuk kam shtëpi tjetër politike përveç Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë