Shkëmb Manaj i LDK-së ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e KPMSHCK.
Manaj thotë se sot erdhi edhe një karton i kuq për pushtetin.
Tutje ai, përmes një shkrimi në “Facebook” thekson se, me këtë aktgjykim, ruhet pavarësia dhe autoriteti i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, rrjedhimisht të gjithë nëpunësit civil të Republikës së Kosovës gëzojnë siguri me të lartë juridike në raport me marrëdhënien e tyre të punës.
Reagimi i plotë:
Edhe një fitore për rendin juridik dhe kushtetues. Edhe një mbrojtje e institucioneve të pavarura.
Edhe një karton i kuq për pushtetin absolut.
Gjykata Kushtetuese ka aprovuar kërkesën tonë duke shpallur kundërkushtetues nenet e kontestuara të Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, rrjedhimisht të njëjtat i ka shpallur të pavlefshme. Me këtë aktgjykim, ruhet pavarësia dhe autoriteti i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, rrjedhimisht të gjithë nëpunësit civil të Republikës së Kosovës gëzojnë siguri me të lartë juridike në raport me marrëdhënien e tyre të punës.













