Ballkani është kampion i ri (i vjetër) i Kosovës.
Skuadra e Ilir Dajës ka mposhtur Llapin në udhëtim për të shkuar në shtatë pikë dallim ndaj pikërisht kundërshtarit të sotëm, kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro deri në fund.
Bernard Karrica në minutën e 73′ vendosi fatin e këtij dueli, duke e bërë Ballkanin një “Manchester City të Kosovës”, sa u përket trofeve radhazi.
Ky njëherit është i treti në histori të klubit dhe në të trija rastet nën udhëheqjen e teknikut më të mirë shqiptar momentalisht dhe jo vetëm, Ilir Daja.