Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

MAPL-ja, për ndërtimin e shtëpive në komunat në veri nuk kishte siguruar asnjë dëshmi për mënyrën e përzgjedhjes së 57 përfituesve

14/06/2024 - 13:08
në Kryesore, Lajme
A A
MAPL-ja, për ndërtimin e shtëpive në komunat në veri nuk kishte siguruar asnjë dëshmi për mënyrën e përzgjedhjes së 57 përfituesve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MPAL), në dy thirrje publike për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive për pjestarët e komuniteteve pakicë në katër komunat veriore, nuk kishte dëshmi të mjaftueshme nga ana e komisionit për përzgjedhjen e përfituesve dhe ekzaminimin e tyre në terren para dhënies së subvencioneve.

Këto gjetje me parregullsi janë identifikuar nga Zyra Kombëtare e Auditorit (ZAK), gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin e kaluar.

Sipas raportit, lidhur me proceduart e përzgjedhjes së përfituesve por ndërtimin e shtëpive sipas dy thirrjeve publike për të cilat ishin ndarë mjete në vlerë të përbashkët 3 milionë euro për ndërtimin e shtëpive me sipërfaqe 75 metra katror dhe 62 metra katrorë, është identifikuar se nuk ka dëshmi të mjaftueshme nga ana e komisiniut për përzgjedhjen e përfituesve dhe ekzaminimin e tyre në terren para dhënies së subvencioneve.

“Edhe pse ka qenë kërkesë e thirrjes që në kushte të barabarta prioritet duhet të kenë kategoritë e veçantë, nuk ka dëshmi se këto kritere janë zbatuar nga komisioni përzgjedhës.

Sipas listave të ofruara nga komisioni i vlerësimit, tek thirrja e parë e datës 07.08.2023, kishin aplikuar 200 pjestarë të komuniteteve jo shumicë përderisa, sikpas listës së komisionit, kriteret i kishin plotësuar 119 prej tyre dhe ishin përzgjedhur prej tyre dhe ishijn përzgjedhur për t’u financuar vetëm 57 përfitues. Ndërsa, tek thirrja e dytë e datës 22.11.2023 kishin aplikuar 142 pjestarë të klomuniteteve jo shimicë, sipas listës së komisionit, prej tyre 85 I kishin plotësuar kriteret për ndërtimin e shtëpive nga të cilët ishin përzgjedhur për t’u financuar vetëm 21 përfitues”, thuhet në raport.

Po ashtu auditori ka konstatuar se komisioni për vlerësimin e alikacioneve nuk kishte përgatitur një raport detal për mënyrën e kategorizimit të përfituesve të cilët ishin priortizuar nga lista e plotë e përfituesve.

“Komisioni vlerësues kishte kryer vizita në terren për vlerësimin e gjendjes së përfituesve, por nuk kishte siguruar asnjë dëshmi për mënyrën e përzgjedhjes së 57 , përkatësisht 21 përfituesve. Më tej, ne kemi testuar edhe gjashtë rate të aplikuesve të cilët sipas listave zyrtare edhe pse i kishin plotësuar kriteret për subvencionimin nuk ishin përfiutues.

Për të njëjtit.nuk kishte dëshmi se si janë vlerësuar kriteret shtesë për rastet me kushte të barabarta sipas thirrjes publike”, thuhet në raport.

Kjo kishte ndodhur për shkak se nuk janë zbatuar aktivitetet e duhura të kontrollit lidhur me raportimin dhe monitorimin nga ana e komisionit për ndarjen e subvenioneve, me ç‘rast nuk ishte dokumentuar sa duhet procesi i vlerësimit të aplikacioneve sipas kritereve të përcaktuara nga ministria.

Fjetje tjetër sipas raportit ëhstë identifikuar edhe tek projektet me marrëveshje bashkëfinacimi me komunat e Kosovës.

“Nga testimi i 18 mostrave për bashkëfinancimë më komunat përkatëse, vëtëm pesë projekte ishin përfundar brenda afatit të paraprarë, ishin bërë pranimet teknike dhë MAPL kishtë bërë kërkesa për fshirjen/ bartjën e pasurisë në komunat përkatëse.

Përdërisa, për 12 projektet tjera, pagesat nga ana e MAPL-së ishin përfunduar, në anën tjetër komunat përkatësë nuk i kishin kryër obligimet e tyre kontraktuale dhë financiarë.

Ne kemi identifikuar dy rastë ku punimet nuk ishin realizuar sipas planit dinamik, siç parashihej me kontratë:

“Ndërtimi i sallës së sporteve në shkollën “Ismaj Luma” -Komuna e Lipjanit – vlera e kontrates ishtë 270,000 euro, vlera e zotuar nga MAPL ishte 235,374 euro përderisa vlera e zotuar nga Komuna ishte 34,626 euro.

Marrëveshja për mbështetje financiare të projektit nga skema e granteve për përformancë komunale ishtë nënshkruar më 2023 përderisa kontrata ishte nënshkruar më 06.07.2023 më afat për përfundimin e puneve për 120 ditë kalendarikë, jo më vonë se 20.11.2023 ndërsa fatura lidhur me situacionin ë dytë ishte pranuar më 13.10.2023 në vlerë prëj 52. 295 euro.

Deri në prill të vitit 2024 përqindja e realizimit të projektit ishtë vetëm 28.44%; dhe “Ndërtimi i dy nënkalimeve për këmbësor” – Komuna e Obiliqit- vlera e kontratës ishtë 400,261 euro, vlera e zotuar nga MAPL ishtë 250,000 euro dhë përderisa vlera e zotuar nga Komuna ishte 150.261 euro. Marrëëeshja ishtë nënshkruar më 14.03.2023, përderisa kontrata ishtë nënshkruar më 19.07.2023”, thuhet në raport.

Afati për kryerjen e punimeve në kushte të veçanta të kontratës (KIVK) ishtë 120 ditë kalendarikë përderisa ishin kryer vetëm 82 % ë punimeve.

Bazuar në raportin e menaxhërve të kontratës të datës 27.12.2023 ishin ndërprërë punimet për shkak të problemeve më infrastrukturë nëntokësore, kabllove dhe instalimeve të tënsionit të lartë.

“Në gjatë ekzamiminimit fizik në prill të vitit 2024, kemi konstatuar që projekti ende nuk ishte përfunduar.

Kjo sipas MAPL dhe menaxherëve të kontratave kishte ndodhur për shkak të vonesave pas nënshkrimit të Marrëveshjeve të mirëkuptimit dhe kontratave si dhe vonesave në procedurat e prokurimit të zhvilluara nga komunat. Po ashtu, vonesat kishin ndodhur për shkak të problemeve të identifikuara gjatë implementimit të projekteve”, thuhet në raportin e auditorit.

JU REKOMANDOJMË

Kurti kërkon hetim të thellë për vde’kjen e të riut në Lipjan: S’do ketë strehë për askënd që shkelë ligjin
Kryesore

Kurti kërkon hetim të thellë për vde’kjen e të riut në Lipjan: S’do ketë strehë për askënd që shkelë ligjin

09/07/2025 - 10:35
NATO ngrit në ajër avionët luftarakë pas sulmeve të rënda të Rusisë ndaj Ukrainës
Lajme

NATO ngrit në ajër avionët luftarakë pas sulmeve të rënda të Rusisë ndaj Ukrainës

09/07/2025 - 10:29
Mbërrijnë në gjykatë policët që dyshohet se e vranë 27-vjeçarin Agon Zejnullahu
Kryesore

Mbërrijnë në gjykatë policët që dyshohet se e vranë 27-vjeçarin Agon Zejnullahu

09/07/2025 - 10:26
Udhëtarët shqiptarë bllokohen në Aeroportin e Beogradit: “Po vde’sim këtu”
Lajme

Udhëtarët shqiptarë bllokohen në Aeroportin e Beogradit: “Po vde’sim këtu”

09/07/2025 - 10:14
SKANDAL: Dalin komunikimet e Nazim Bllacës me shefen e hetimeve të Prokurorisë në Hagë
Lajme

SKANDAL: Dalin komunikimet e Nazim Bllacës me shefen e hetimeve të Prokurorisë në Hagë

09/07/2025 - 10:06
Turisti nga Jemeni shkon në Theth për pushime, e gjen ndërtesën e shkatërruar: Ku të shkoj unë tani?
Lajme

Turisti nga Jemeni shkon në Theth për pushime, e gjen ndërtesën e shkatërruar: Ku të shkoj unë tani?

09/07/2025 - 09:53

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rashit Qalaj flet për 27-vjeçarin që humbi jetën pas ndërhyrjes policore në Lipjan: E kam njohur personalisht

    Rashit Qalaj flet për 27-vjeçarin që humbi jetën pas ndërhyrjes policore në Lipjan: E kam njohur personalisht

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • “…bartet në spital me duar të lidhura”, video e re e arrestimit të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Fifi nuk e fsheh më ndarjen nga bashkëshorti, e konfirmon në TikTok: Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë…

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë, jetonte i vetëm

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Avokatja Hoxha për vdekjen e të riut në Lipjan: Nuk shoh cenim të të drejtave të njeriut (VIDEO)

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë