Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

MAPL konfirmon se daja i Pecit dhe vëllai i Lulzim Hetemit përfituan shtëpi nga Qeveria

06/08/2024 - 15:10
në Kryesore, Lajme
A A
MAPL konfirmon se daja i Pecit dhe vëllai i Lulzim Hetemit përfituan shtëpi nga Qeveria
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka konfirmuar se në mesin e përfituesve të projektit për ndërtim të shtëpive në veri janë daja i Faton Pecit, dhe vëllai i kryetarit të Leposaviçit, Lulzim Hetemi. Ata kanë përfituar 46 mijë euro për ndërtimin e shtëpive të tyre. MAPL nuk kishte publikuar listën e përfituesve të këtij subvencioni. Kjo ministri madje fillimisht nuk ka ofruar qasje për të parë listën e përfituesve, por që pas dy muajve ka vendosur që t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së Gazetës Insajderi për qasje në dokumente publike.

Me 26 qershor Gazeta Insajderi ka raportuar se nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpive, kanë përfituar persona të afërt me pushtetin.

Besim Asllani, i cili ka lidhje familjare, me ministrin Faton Peci, dhe Bashkim Hetemi, vëlla i kryetarit, Lulzim Hetemi kanë marrë fonde nga MAPL.

Ky raportim i Gazetës Insajderi është konfirmuar pas gati dy muajve nga kjo ministri.

Ata kanë dërguar listën me emrat e personave që përfituan e që janë edhe daja i ministrit Peci dhe vëllai i Hetemit.

Nga kjo thirrje përfituan edhe 19 persona të tjerë.

MAPL tregon përfituesit dy muaj pas raportimit të Insajderit

Gazeta Insajderi me 18 qershor ka kërkuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, që të ofroj qasje në emrat që kanë përfituar nga thirrja për ndërtim të shtëpive.

Të njëjtit nuk kishin ofruar qasje nën arsyetimin e ruajtjes së privatësisë, ndonëse listat e përfituesve të mëhershëm ishin publikuar në web-faqen e ministrisë.

Por, pasi Gazeta Insajderi është ankuar në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, kjo ministri ka dërguar listën e përfituesve.

I afërmi i Faton Pecit, Besim Asllani dhe Bashkim Hetemi, vëlla i kryetarit, Lulzim Hetemi, kanë përfituar 46 mijë euro nga ministria.

Ministri Peci, personin që ka përfituar nga thirrja e MAPL-së, e ka daj.

Afërsia e tyre mund të kuptohet edhe në fotot e mëposhtme:

Peci në vitin 2023, kishte paralajmëruar se shtëpia, pranë truallit të gjyshit të tij, sërish do të ndërtohet.

Ky postim është shpërndarë edhe nga daja i tij.

Ndërsa në një postim tjetër, ministri dhe Asllani shihen se kanë dal për kafe së bashku.

“Ju tek ministrit me dal me mu“, ishte mbishkrimi i vendosur në fotografinë e tyre nga Besim Asllani.

Përveç tij, 46 mijë euro për ndërtim të shtëpisë ka marrë edhe Bashkim Hetemi, që është vëlla i kryetarit të Leposaviçit, Lulzim Hetemi.

Madje nga postimet në profilin e tij në “Facebook”, kuptohet se shtëpisë ia ka bërë “përhajrin”.

Ndërsa ka edhe foto familjare me kryetarin Hetemi.

Çka thanë dy përfituesit e fondeve pasi dolën përfitues?

Gazeta Insajderi kishte kontaktuar me dajën e Faton Pecit, ai kishte konfirmuar se ka përfituar subvencionim.

Besim Asllani kishte thënë se nuk ka ndikuar afërsia që të dal përfitues, pasi sipas tij në luftë i janë djegur dy shtëpi.

“Jo nuk qëndron fakti qe jam përfitues me që jam daja i ministrit Peci ,por që me të drejte jam përfitues sepse mu dhe familjes time me janë djegur dy shtëpi gjatë luftës 1999. Njëra me është djegur Mitrovicën e Veriut, ndërsa sa tjetra në komunën e Leposavicit. 15 vite kam jetuar me qera mbas 1999. Kurrë asnjëherë s’kam përfituar asgjë nga komuna e as Qeveria. Unë me të drejtë kam aplikuar për rindërtim edhe në Mitrovicën e Veriut edhe në komunën e Leposaviçit, sepse me janë djegur pronat në të dy lokacionet. Andaj pse pasna qëlluar daja i ministrit aktual nuk do të thot që më cenohet e drejta për rindërtim“, deklaroi Asllani për Gazetën Insajderi.

Ndërsa Bashkim Hetemi, vëllai i Lulzim Hetemit nuk kishte pranuar të deklarohet për rasti, ndonëse ka pranuar se ka përfituar 46 mijë euro.

Hulumtimi i Insajderit për milionat e shpërndara nëpër shtëpi nga Ministria e Elbert Krasniqit- Specialja konfirmon hetimet

Gazeta Insajderi në dhjetor të 2023-tës përmes një hulumtim disa mujor kishte zbuluar se si Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e drejtuar nga Elbert Krasniqi e kishte shpenzuar fondin 3 milionësh për ndërtim e renovim shtëpish. Kompanitë që kryejnë këto punë u zgjodhën pa tender, diçka që në projektet e më hareshme të gjasshme qeveritare u bë ndryshe.

Gazeta Insajderi ka raportuar se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet lidhur me këtë tender.

“Kane kërkuar të gjitha dokumentet me të dhëna nga MAPL”, tha burimi i Insajderit.

Gazeta Insajderi poashtu ka kërkuar përgjigje edhe nga Prokuroria por të njëjtit, nuk kanë dhënë ndonjë detaj.

“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur Ju informoj se Prokuroria Speciale në këtë fazë nuk mund të iu ofroj asnjë informacion”, tha zëdhënësja për media e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi.

JU REKOMANDOJMË

Këto janë 10 familjet më të pasura në Zvicër

Këto janë 10 familjet më të pasura në Zvicër
19/08/2026 - 09:35

Artikuj luksozë, farmaceutikë, shërbime financiare, logjistikë: këta janë njerëzit më të pasur në Zvicër, sipas revistës zvicerane për çështje ekonomike “Bilanz”. 1. Gérard Wertheimer (Artikuj luksozë) Me një...

Më shumëDetails

Çmimet e reja të derivateve, nafta sot arrin në 1.77 euro-litri

Çmimet e reja të derivateve, nafta sot arrin në 1.77 euro-litri
19/08/2026 - 09:22

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës. Sipas njoftimit të MINT-it, një litër naftë sot do të kushtojë 1.77...

Më shumëDetails

Ia mori zinxhirin e arit një gruaje në ashensor, policia arreston të dyshuarin në Fushë Kosovë

Ia mori zinxhirin e arit një gruaje në ashensor, policia arreston të dyshuarin në Fushë Kosovë
19/08/2026 - 09:16

Një grua ka raportuar në Polici se një person i panjohur i ka grabitur një zinxhir ari nga qafa, në derën e një ashensori. Sipas Policisë, i dyshuari...

Më shumëDetails

Katër linja autobusësh nga Fushë Kosova drejt Prishtinës pezullohen, banorët pa transport

Katër linja autobusësh nga Fushë Kosova drejt Prishtinës pezullohen, banorët pa transport
19/08/2026 - 09:13

Tri kompani transporti nga Fushë Kosova kanë njoftuar se nga sot do të pezullojnë përkohësisht shërbimin e transportit në katër linja drejt Prishtinës. Banorët e Grabovcit, Harilaqit, Hencës...

Më shumëDetails

“Miqtë e Amerikës” organizojnë aktivitet për 80-vjetorin e Bill Clintonit

“Miqtë e Amerikës” organizojnë aktivitet për 80-vjetorin e Bill Clintonit
19/08/2026 - 09:07

Shoqata “Miqtë e Amerikës” organizon aktivitetin tradicional me rastin e 80-vjetorit të lindjes së ish-presidentit amerikan Bill Clinton. Aktiviteti do të mbahet në Stacionin e Brigadës së Zjarrfikësve...

Më shumëDetails

Aksident tragjik në rrugën Mitrovicë-Prishtinë në Smrekonicë, humbin jetën dy të rinj

Vrasje e dyfishtë në Malishevë, viktimat dy vëllezër – i dyshuar dhëndri i tyre
19/08/2026 - 08:54

Dy të rinj kanë humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur gjatë natës në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Smrekonicë. Sipas policisë, viktimat janë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dy policë suspendohen pasi dyshohen se e rrahën një qytetar serb

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kerquki: Këta janë emrat që po diskutohen për President

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Iu përmend emri për president, ky është refuzimi epik që bëri Ibrahim Berisha

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë