Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

MAPL kundërshton vendimin e Përparim Ramës për tregun veror – Komuna ende pa përgjigje

01/11/2024 - 13:08
në Lajme
A A
MAPL kundërshton vendimin e Përparim Ramës për tregun veror – Komuna ende pa përgjigje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Prishtinës po përballet me një tjetër sfidë ligjore përballë Qeverisë së Kosovës, pasi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) e cilësoi të paligjshëm vendimin e komunës për ta kaluar organizimin e tregut “Verë n’Dimër” dhe “Akull n’Verë” nën menaxhimin e ndërmarrjes “Sport Marketing”, në vend të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, e cila kishte mbikëqyrur këto aktivitete më herët.Ky vendim, i nënshkruar nga kryetari Përparim Rama, është konsideruar nga MAPL si një përpjekje për të anashkaluar mbikëqyrjen e tyre.

“MAPL konstaton se vendimi Nr. 14.020/04.129312/24 nuk përmban në preambulë Rregulloren nr. 01-463/01-227577/23 për përcaktimin e procedurave dhe formave për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës për më pak se një vit të datës 1.12.2023, akt me të cilin kryeqyteti i Republikës së Kosovës/Prishtinë ka përcaktuar ‘procedurë të brendshme për dhënien në shfrytëzim të pronës më pak se një vit’ si dhe neni 6 i vendimit që ka përcaktuar se ‘hyrja në fuqi realizohet në momentin e nënshkrimit të tij’ duke anashkaluar dërgimin e aktit të autoritetit mbikëqyrës për shqyrtimin e ligjshmërisë është në kundërshtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, nenin 80”, thuhet në arsyetim.Sipas arsyetimit të MAPL, kjo mungesë e pajtueshmërisë ligjore përbën shkelje të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.

MAPL është vënë në dijeni për këtë situatë përmes një ankese, dhe ka kërkuar nga Rama që të ndërmarrë veprime në përputhje me ligjin.

“Kryetari i Kryeqytetit të Prishtinës me datën 02.10.2024, ka nxjerr vendimin Nr. 14.020/04.129312/24 për miratimin e kërkesës së ndërmarrjes publike lokale “Sport Marketing SH.A” për organizimin e tregut veror. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është njoftuar përmes ankesës së pranuar me datën 10 tetor 2024 lidhur me nxjerrjen e aktit nga Kryetari I Kryeqytetit të Prishtinës”, thuhet në shkresë.Në shkresën zyrtare drejtuar komunës, MAPL i ka kërkuar Ramës që vendimi të rishqyrtohet brenda afatit ligjor dhe të harmonizohet me legjislacionin në fuqi.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal bazuar në atë që është lartcekur kërkon nga kryetari Përparim Rama dhe Kuvendi i Komunës së Prishtinës që të ndërmarrin veprime dhe brenda afatit ligjor të rishqyrtojë aktin dhe të harmonizojë me legjislacionin në fuqi konform mandatit që kanë si organe lokale”.Ndërkohë, Insajderi ka kontaktuar Komunën e Prishtinës për të pyetur se çfarë hapash do të ndërmerren në lidhje me këtë çështje dhe për të sqaruar pozicionin e komunës për vendimin e marrë, por deri më tani, nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare.

Ky veprim nga MAPL u mor pas kërkesës së Gëzim Sveçlës, shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili i kërkoi ministrisë të shqyrtojë ligjshmërinë e dhënies së shfrytëzimit të hapësirës publike për ndërmarrjen “Sport Marketing” për organizimin e tregut veror në sheshin “Xhorxh Bush”.Heshtja e komunës në këtë rast ka ngritur shumë pikëpyetje mbi qëndrimin që do të mbajë Prishtina dhe hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrë për të zgjidhur këtë çështje në përputhje me kërkesat ligjore të MAPL.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë