Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Maqedonci: Do të zgjidhet problemi i pagesës së orëve shtesë për ushtarët, FSK-ja gati për dërgimin e kontingjentit tjetër në Gaza

19/07/2026 - 08:23
në Kryesore, Lajme
A A
Maqedonci për ushtarin që nuk u kthye nga Amerika: Është larguar menjëherë nga FSK, kemi kontakte me autoritetet atje për kthimin e tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, thotë se Ministria e Mbrojtjes është në koordinim me Ministrinë e Financave për të gjetur zgjidhje për pagesën e orëve shtesë të ushtarëve, ndërsa thekson se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të dërgojë pjesën tjetër të kontingjentit në misionin ndërkombëtar në Gaza sapo të merret kërkesa nga komanda e misionit. Ai deklaron se FSK-ja ka tejkaluar objektivat e planit të tranzicionit, falë investimeve në armatim, pajisje dhe trajnim.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Maqedonci tha se Kosova ka qenë ndër shtetet e para që ka ndërmarrë hapat konkretë për pjesëmarrje në këtë mision, duke dërguar fillimisht ekipin për vlerësimin e terrenit dhe më pas oficerët ndërlidhës.

“Jemi në vazhdimësi, në koordinim të vazhdueshëm me shtabin kryesor të forcës ndërkombëtare stabilizuese që drejtohet nga një gjeneral amerikan. Dhe kemi qenë ndër shtetet e para që ka dërguar ekipin për vlerësimin e situatës dhe njohjen e terrenit, gjithashtu ndër shtetet e para që ka dërguar edhe trupa, që ka filluar dërgimin e trupave në mision. Kemi pasur dy pjesëtarë që janë dërguar para një muaji si pjesë e shtabit, si oficerë ndërlidhës. Gjatë këtij muaji kemi dërguar katër pjesëtarë shtesë, të cilët janë duke punuar në shtab gjithashtu, që punojnë në analiza edhe në aspektin e punëve me civilët. Gjithashtu do të dërgojmë edhe pjesën tjetër të kontingjentit pas koordinimit që do ta kemi me komandën e forcës ndërkombëtare stabilizuese. Pra, jemi në kohë, i kemi përgatitur, i kemi marrë masat përgatitore për të gjithë kontingjentin, pra nëse na kërkohet sot që të dërgojmë, ne nesër e kemi të mundshme që të dërgojmë pjesën tjetër të kontingjentit në Gaza. Janë marrë masat përgatitore, trajnimi, mbështetja financiare edhe të gjitha elementet e nevojshme bazuar në planet tona për të dërguar edhe pjesën tjetër të kontingjentit”, tha Maqedonci.

Ai theksoi se siguria e ushtarëve të FSK-së mbetet prioritet absolut, duke pranuar se misioni zhvillohet në një rajon me rrezikshmëri të lartë, por se janë marrë të gjitha masat për minimizimin e rrezikut.

“Normalisht që siguria e trupave tona është një prioritet absolut i imi, i Qeverisë së Kosovës, i komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo është edhe arsyeja pse ne kemi dërguar një ekip për disa ditë më herët për të qëndruar në atë zonë për njohjen e terrenit, për zbutjen e rrezikut edhe nga aspekti i sigurisë mund të themi, personale për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, por edhe për të marrë masat në raport me sigurinë. Normalisht që çdo mision paqeruajtës, sidomos misionet që zhvillohen në terrene ku ka rrezikshmëri të lartë, ku ka luftime, ku ka kërcënime, janë mund të themi në deri në një masë të rrezikshme. Edhe ky operacion, në tërësi ka rreziqet e veta, mirëpo ne po bëjmë përpjekjet maksimale që të zbusim rrezikun, në mënyrë që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës atje që do të kryejnë detyra të ndryshme, sepse nuk do të jetë vetëm një detyrë, do të kryejnë disa detyra në kuadër të këtij misioni, të kenë siguri gjatë kryerjes së detyrave në Gaza. Arsyeja pse forca ndërkombëtare stabilizuese ende nuk është strukturuar në formatin e planifikuar është pikërisht edhe për shkak që në Lindjen e Mesme vazhdon të ketë situatë të tensionuar për shkak të luftës në mes të SHBA-ve dhe Iranit. Prandaj edhe është, mund të themi, ngadalësuar procesi i vendosjes së komplet trupave atje”, u shpreh ai.

Duke folur për transformimin e FSK-së në ushtri, Maqedonci deklaroi se shumica e objektivave të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit jo vetëm që janë realizuar, por edhe janë tejkaluar.

“Sot kemi shumë më shumë sisteme armatimi dhe pajisje nga ato që kanë qenë të planifikuara në listën e planit gjithëpërfshirës të tranzicionit. Pra, ky plan mbetet ende i klasifikuar, plan që është aprovuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2018. Kjo është edhe arsyeja pse shpesh nuk po mundemi që në detaje të japim, mund të themi, shifra, të japim informacione që ndërlidhen me këtë plan. Mirëpo, ato që mundemi po i ndajmë. Pra, në qoftë se ai plan ka paraparë një listë të pajisjeve, armëve, sistemeve, automjeteve që duhet të ketë Forca e Sigurisë së Kosovës, unë mund t’ju siguroj që është tejkaluar shumëfish larmishmëria e pajisjeve. Pra, kemi shumë më shumë lloje të pajisjeve dhe armëve se ç’kanë qenë të planifikuara në plan dhe gjithashtu kemi sasi shumë më të madhe të pajisjeve dhe armëve se ç’kanë qenë të planifikuara në atë plan. Pra, kjo ka ardhur si rezultat i investimeve, mbi 460 milionë euro janë investuar vetëm në blerje të armatimeve dhe automjeteve luftarake, pra taktike luftarake, pa përfshirë këtu investimet që i kemi bërë në infrastrukturë, pa përfshirë investimet që i kemi bërë në rekrutim të personelit, në edukim dhe trajnim të personelit si brenda ashtu edhe jashtë vendit, dhe pa përfshirë këtu edhe investimet tjera që i bëjmë në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës”, deklaroi Maqedonci.

Ministri në detyrë gjithashtu përmendi sistemet e armatimit që sot është e pajisur FSK-ja.

“Ne edhe me kapacitetet tona punojmë në mënyrë që të, mund të themi, të zbehim atë shpenzimin financiar, pra që të kemi më pak shpenzim, të kursejmë më shumë. Shumica e rrugëve që ndërtohen në poligonin taktik në Babaj të Bokës, që është një poligon që gjithashtu gjatë këtij mandati të qeverisë e kemi marrë në shfrytëzim, një poligon ku janë 4500 hektarë, pra 45 kilometra katrorë terren ku ushtrohen njësitë tona, të gjitha rrugët që po ndërtohen atje po bëhen me kapacitetet tona. Pra, njësia jonë inxhinierike, njësia e xhenios luftarake e Ushtrisë së Kosovës, po ndërton rrugët në mënyrë që të arrijmë që investimet tjera t’i orientojmë diku tjetër. Normalisht që ka nevojë edhe për sisteme të tjera të armatimit, tani më jemi të fokusuar në dy drejtime kryesore: në mbrojtjen ajrore, pra në sistemet që do ta mbrojnë hapësirën tonë ajrore, edhe në mbështetjen ajrore me helikopterë, sepse tani më kemi kapacitete të mbështetjes ajrore, mirëpo me helikopterë po e, mund të themi, kompletojmë komplet atë.

Kemi trallallë të dronëve që i kemi aktualisht operacional në Ushtrinë e Kosovës, duke filluar nga dronët me efekt të gjatë edhe afatgjatë të qëndrimit, që janë dronët Bajraktar e deri te Skydagger e përfshirë edhe Puma që i kemi bërë, blerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, të gjitha këto sisteme të armatimit kanë mësuar që sot kur kthehemi te plani gjithëpërfshirës i tranzicionit, të themi që shumë prej objektivave janë arritur. Ka edhe disa objektiva që duhet të arrihen gjatë kësaj faze. Duhet të kemi parasysh që ka pasur edhe vonesa. Ka pasur edhe pajisje që i kemi siguruar në kohë. Ka pasur edhe sisteme që i kemi siguruar para kohe“, shtoi ai.

Ai shtoi se situata e sigurisë globale, e ndikuar nga lufta në Ukrainë dhe tensionet në Lindjen e Mesme, ka krijuar nevoja të reja për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse.

“Mirëpo, duhet të kemi parasysh që ne tani më nuk po jetojmë në një situatë mund të themi normale globale në aspektin e sigurisë, për shkak të luftërave sidomos invazionitrus në Ukrainë, që ka ndryshuar komplet këtë aspektin e sigurisë globale, por edhe të luftës në Lindjen e Mesme dhe kuptohet që luftërat pastaj vendosin kërkesa të tjera siç janë kërkesat për armatime edhe sisteme ku secili shtet obligohet edhe detyrohet që të zhvillojë më shumë industrinë e mbrojtjes edhe të punojë më shumë në këtë drejtim“, tha ai.

I pyetur për lidhur me kushtet e ushtarëve dhe pagesën e orëve shtesë për vitin 2025, Maqedonci tha se gjatë mandatit të tij janë zgjidhur një sërë problemesh të trashëguara, ndërsa pranoi se çështja e kompensimit financiar për orët shtesë mbetet ende sfidë.

“Ne sot prej periudhës kur e kam marrë të paktën unë detyrën më 8 gusht të vitit 2023, kemi rregulluar shumë çështje që kanë qenë deri në atë periudhë pezull. Për shembull, transporti i pjesëtarëve nga vendbanimet e tyre në kazermat e FSK-së, pastaj çështja e ushqimit. Dihet që për një periudhë të gjatë ne jemi varur nga kontraktorët, sot Forca e Sigurisë së Kosovës përgatit ushqimin me kapacitetet e veta. Përveç që përgatit ushqimin me kapacitetet e veta, gjatë ushtrimit të fundit në Kroaci që kemi pasur, ne kemi ofruar kapacitete të mbështetjes me shërbimet e ushqimit për trupat partnere. Pra prej një periudhe kur jemi varur nga kontraktorët, jemi në një fazë ku ne po ofrojmë edhe për partnerët ndërkombëtarë mbështetje me shërbimet e ushqimit. U kemi siguruar aspektin e uniformave edhe çizmeve që për një periudhë, për shkak të procedurave të prokurimit, kanë qenë pezull. Të zhvillimit gjithashtu të uh aspektit të pajisjeve individuale, pra. Të gjitha, të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës sot kanë pajisje të nevojshme individuale, taktike, mbrojtëse, por edhe pajisje të tjera të nevojshme. Ne mund të shohim kur performojmë edhe me vendet e tjera, ne jemi në mesin e vendeve më që ka ushtarët më të pajisur me pajisjet individuale“, u shpreh ai.

Ai shpjegoi dy mënyra që si ministri kompensojnë orët shtesë.

“Një ndër çështjet që duhet të punojmë për të zgjidhur është çështja e pagesës së orëve shtesë. Unë duhet të theksoj për opinionin publik që janë dy mënyra se si ne kompensojmë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që punojnë jashtë orarit. Është mënyra e parë që e aplikojmë përmes ditëve të lira, pra pjesëtari që shërben, që punon pas orarit merr ditët e lira, dhe në mënyrën tjetër me kompensim financiar. Ne në përgjithësi, pra për çdo pjesëtar e kemi shpenzuar këtë pjesën e ditëve të lira, pra ne u japim ditë të lira. Normalisht që për shkak të aktiviteteve të shumta nuk mjafton që vetëm me ditë të lira të kompensojmë punën shtesë të ushtarëve, pra mbesin ditë që duhet të paguhen me mund të themi me para, pra me pagesë shtesë. Dhe ne kemi adresuar kërkesat e nevojshme te Ministria e Financave për të marrë buxhet shtesë sepse dihet që është një kufizim në nivel qeveritar përmes një ligji që lejon vetëm 1% të buxhetit të shpenzohet për këto çështje, pra për pagesat shtesë. Prandaj ne detyrohemi që të kërkojmë mjetë shtesë, pra nga qeveria, nga Ministria e Financave në mënyrë që të mbulojmë këtë aspektin e mungesës që kemi të mjeteve shtesë”, tha ai.

Maqedonci shtoi se Ministria e Mbrojtjes është në koordinim me Ministrinë e Financave dhe shprehu besimin se do të gjendet një zgjidhje për pagesën e orëve shtesë të ushtarëve.

“Ne jemi në koordinim normalisht që duhet të bëjmë një analizë të përbashkët sepse ne kemi buxhetin tonë të dedikuar për atë çështje, mirëpo edhe Ministria e Financave duhet të mbështesë Ministrinë e Mbrojtjes për atë çështje. Ne jemi në koordinim, unë besoj që do të gjendet një zgjidhje për të, mund të themi, zgjidhur këtë problem edhe pse, siç e thashë, prapëseprapë ne kemi bërë hapa të ndryshëm në zhvillim, kemi bërë rritje të pagave, kemi bërë shumë hapa në mënyrë që të lehtësojmë aspektin e nevojave të pjesëtarëve tanë, mirëpo normalisht që duhet të kujdesemi që edhe kjo çështje të zgjidhet, siç janë zgjidhur shumë çështje të tjera“, u shpreh tutje Maqedonci.

Zyra Kombëtare e Auditorit ka prezantuar të gjetura shqetësuese për gjendjen e ushtarëve, të cilët, sipas ZKA-së, disa prej tyre janë kompensuar me ditë pushimi vetëm për aq “sa zhvillimi i aktiviteteve operative të FSK-së të mos ndikohet/pengohet”.

Plot 2 milionë e 869 mijë e 999 euro u ka mbetur shteti borxh vetëm në vitin 2025 pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për orët shtesë që nuk ua ka paguar. Zyra Kombëtare e Auditorit ka prezantuar të gjetura shqetësuese për gjendjen e ushtarëve, të cilët, sipas ZKA-së, disa prej tyre janë kompensuar me ditë pushimi vetëm për aq “sa zhvillimi i aktiviteteve operative të FSK-së të mos ndikohet/pengohet”.

Për më tepër, kur Ministria e Mbrojtjes ka bërë kërkesë për ndarje të buxhetit shtesë për të paguar orët shtesë të ushtarëve, Ministria e Financave nuk i ka mbështetur.

“Ministria, për punën e kujdestarive ka paguar pjesëtarët e FSK-së, vetëm për muajin janar 2025. Po ashtu, kompenzimi me ditë pushimi, gjatë vitit është bërë për aq sa zhvillimi i aktiviteteve operative të FSK-së të mos ndikohet/pengohet. Ministria kishte bërë kërkesë në vazhdimësi në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve për ndarje të buxhetit shtesë për përmbushjen e obligimeve, por kjo kërkesë nuk kishte gjetur mbështetje. Bazuar në këto kërkesa vërehet se vlera e kujdestarive të papaguara për pjesëtarët e FSK-së për vitin 2025 kishte arritur 2,869,999€, dhe për shkak të mospagesës kishte filluar procesi i padive nga pjesëtarët e FSK-së ndaj Ministrisë”, thotë Auditori në të gjeturat e saja.

Ligji nr. 08L-196 për pagat në sektorin publik, në nenin 36 paragrafi 1 përcakton se zyrtarët publik dhe kategoritë e tjera të të punësuarve që paguhen nga buxheti i shtetit përfitojnë kompensim në vlerë monetare apo me pushim për punën me kujdestari, punën gjatë natës dhe jashtë orarit të punës, punën në fundjavë, punën në ditët e festave zyrtare.

Ministria, në përgjigjen dhënë Auditorit, është arsyetuar se “Draft-Rregullorja për orarin e punës gjatë vitit 2025 edhe pse është hartuar dhe finalizuar, nuk është miratuar për shkak të kufizimeve ligjore për shkak se ministri është vetëm në detyrë”.

JU REKOMANDOJMË

Lajm i mirë, nis qarkullimi i shpejt i mërgimtarëve në zonat kufitare

Lajm i mirë, nis qarkullimi i shpejt i mërgimtarëve në zonat kufitare
19/07/2026 - 15:58

Pas disa orësh bllokimi dhe pritjesh të gjata, është normalizuar qarkullimi në pikëkalimin kufitar mes Kroacisë dhe Serbisë. Mërgimtarët tashmë po lëvizin lirshëm drejt Kosovës, pasi autoritetet e...

Më shumëDetails

Tërmet 5.1 ballë godet këtë vend, dhjetra të plagosur

Tërmet në Shqipëri, lëkundet Tirana
19/07/2026 - 15:43

Një tërmet me magnitudë 5.1, me epiqendër në Chupaca të Junin-it, la të vdekur një person dhe shkaktoi lëndime te rreth dhjetë të tjerë të shtunën në mbrëmje...

Më shumëDetails

Anulohet protesta në mbështetje të Abdixhikut para selisë së LDK-së, organizatorët tregojnë arsyen

Abdixhiku: Në Prishtinë jemi rikthyer si parti e parë pas 12 vitesh veç me punë
19/07/2026 - 15:27

“Lidhja me Popullin” ka bërë të ditur se është anuluar protesta e planifikuar për pasditen e së dielës para selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili ishte...

Më shumëDetails

Fundi i ‘turizmi patriotik’, shqiptarët e Kosovës braktisin Durrësin këtë sezon

Fundi i ‘turizmi patriotik’, shqiptarët e Kosovës braktisin Durrësin këtë sezon
19/07/2026 - 15:15

Në plazhin e Durrësit, numri i turistëve nga Kosova është rrudhur ndjeshëm këtë sezon për shkak të rritjes së çmimeve, forcimit të lekut kundrejt euros dhe mundësive më...

Më shumëDetails

Qorolli kritikon Kurtin e Muratin: “Ma zi, ma zi, mos u ndalni deri në 10% inflacionin, suksese për 53 ulëse në Kuvendin e popullit të varfër”

Qorolli kritikon Kurtin e Muratin: “Ma zi, ma zi, mos u ndalni deri në 10% inflacionin, suksese për 53 ulëse në Kuvendin e popullit të varfër”
19/07/2026 - 15:02

Profesori dhe analisti Adem Qorolli ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë së Kosovës, në veçanti ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, pas raportimeve se Kosova...

Më shumëDetails

Ish-ministri Zemaj: Shëndetësia në gjendje degradimi, Qeveria ka dështuar

Zemaj: Nëse ka bazë, presidentja t’i drejtohet Kushtetueses
19/07/2026 - 14:48

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj duke folur për “Front Online” ka kritikuar ashpër gjendjen në sektorin e shëndetësisë, duke akuzuar Qeverinë për keqmenaxhim dhe mungesë të investimeve në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gucati për protestën në Hagë: Kërkojmë nga Gjykata drejtësi të mirëfilltë, jo drejtësi politike

    Hysni Gucati paraqitet para Gjykatës në Drenas

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Bllokohen mërgimtarët në kufirin Kroaci-Serbi, nuk iu lejohet lëvizja – kërkojnë ndërhyrjen e shtetit

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Video e rrallë, përplasja e Rugovës me një gazetare franceze për shkak të shkuarjes në Beograd: Duhet të jeni më njerëzore…

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Luana Vjollca ndez rrjetin, publikon video me fustan provokues (Pamje)

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • A rrezikon të shtyhet finalja e Botërorit, mes Spanjës dhe Argjentinës?

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë